PIKANTET E DERBIT/ Rrezikohet gabimi teknik, 19 mijë e bëjnë festë. Të kuqtë u kërkojnë falje tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 23:26

PIKANTET E DERBIT/ Rrezikohet gabimi teknik, 19 mijë e bëjnë festë. Të kuqtë u kërkojnë falje tifozëve

Solidarizim i ultrasve. Tifozëria e Partizanit për këtë derbi shpalosi një banderolë në kujtesë të personave që humbën jetën në tërmetin e 26 nëntorit. “Muret do të ngrihen sërish, engjëjt do të kujtohen përgjithmonë”, shkruhej në banderolën që shpalosën tifozët e kuq, të cilët janë duartrokitur dhe nga ata të Tiranës. 

Derbi

Pas banderolës që Partizani shpalosi në fillim të ndeshjes për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit, ishin edhe ata të Tiranës, të cilët në fillimin e pjesës së dytë shpalosën banderolën e tyre. “Tërbimi i tokës gjakun na zgjoi, lot për kë iku mes nesh më s’qëndroi. Po dhimbja e fortë na dha pakëz liri, sërish e tregoi KosovënShqipni”, shkruhej në banderolën e tifozëve bardheblu. Edhe këtë herë ka pasur duartrokitje nga tifozët e Partizanit, ashtu siç bënë edhe ata të Tiranës. Këto janë raste që rivaliteti shuhet dhe tifozët bëhen një në shenjë solidariteti.

Banderola e madhe e tifozëve bardheblu e hapur në stadium ishte: “If you obey the rules you mis all fun” apo “Ju kampionë pa tifozë 12 kurva vesh me rozë”, ndërsa ajo e të kuqve: “Kufijtë janë në letër, por zemrat s’kanë kufi. Kosovë dhe Iliridë, bashkë jemi 1″.

teqja

Në fillim të nxehmjes tifozët kanë duartrokitur Aldo Teqen, i cili bëri nxehmje së bashku me portierët e gatshëm të Partizanit.

Alban Hoxha masakron gjatë gjithë ndeshjes Romeron që nuk mbante pozicion në fushë.

Edhe gjatë ndeshjes së djeshme Partizani-Tirana janë dëgjuar thirrjet në kor “Rama ik”, ashtu sikurse ndodhi edhe në ceremoninë e inaugurimit të stadiumit.

Partizani goli

Ekipi i Partizanit pas humbjes shkon dhe i përulet tifozërisë, duke kërkuar falje për humbjen ndaj Tiranës.

Në momentin kur Tirana futet në fushë, fonia e stadiumit ngre volumin, ndërkohë që po luhej një këngë e ultrasve të Partizanit.

franko lerda

Lerda kritikon shpesh Solomonin. Në një moment, shihet sulmuesi që bën me gjest shenjën se u bezdis, pasi po i kërkohej shpesh që të afrohej te pankina.

Në momentin kur tifozët e Partizanit hodhën në zonën e Alban Hoxhës një kapsollë, ishte Boldor që e ndjeu fare pranë këmbëve. Në atë moment, mbrojtësi la markimin e Majkëll Ngosë, pasi ndjeu frikë nga plasja në atë çast. Trajneri Lerda xhindoset keq.

Në stadium parakaluan të gjitha grupet e shpëtimit që ndihmuan në Thumanë e Durrës gjatë tërmetit. Në atë moment, duartrokitje nga të gjithë, ndërkohë që ushtarakët, policët dhe forcat e shpëtimit u ulën te pjesa bosh e stadiumit për të ndjekur derbin numër 155.

Derbi

Fishekzjarrë dhe tymuese, tifozët e Tiranës për 10 minuta e dogjën stadiumin, shikimi ishte pothuajse zero. Nuk mbetën prapa tifozët e Partizanit që arsenalin e zbrazën në pjesën e dytë.

Gjatë hyrjes së skuadrave në fushë, shoqëruesit të vogël të gjyqtarit Enea Jorgji me uniformën e Partizanit i hiqet këpuca. Është kapiteni i Tiranës, Gentian Muça, që merr këpucën dhe ia vesh djaloshit, madje e puth, po vogëlushi fshin faqen.

Osmani shfryn në pankinë, pas golit të shënuar, ndërsa në fund të ndeshjes ai bën postimin në “Instagram”, ku duket në një foto me një pjesë të tapetit të barit që është marrë prej tij. Madje, ai ngacmon rivalët e Partizanit, teksa shkruan: “Kjo fushë u kthehet të zotëve”.

Tefik Osmani

Nuk ka derbi pa sherr. Nëse herën e kaluar sherri ndodhi mes tifozëve, ndeshjen e djeshme u kapën me duar Trashi dhe Ngo. Ndërhynë të gjithë lojtarët e tjerë që t’i qetësonin dy lojtarët.

Një stadium i mbushur pothuajse plot ai i djeshmi. Edhe pse nuk pati “sold out”, për dy ditë u shitën rreth 19 mijë bileta.

part ti

Në minutën e 92-të, ndodh për pak një gabim teknik. Gjyqtari Jorgji ndëshkon me karton të kuq Uinful Kobinah. Te stafi i Tiranës e quajnë të dëmtuar dhe e ndërrojnë me Imamin. Ngrihet tabela e zëvendësimeve dhe del numri 8, Kobina, dhe hyn në fushë Imami, duke barazuar lojtarët 11 me 11.

Tirana Kobinah

E kupton menjëherë anësori i parë Denis Rexha që ngre flamurin dhe sinjalizon kryesorin Jorgji. Imamin e kthejnë në stol dhe stafi i Tiranës ndërron numrin e ndërrimit dhe ai që del është Agustin Torasa. Nëse do të kishte nisur loja, do të kishte qenë gabim teknik dhe mund të përsëritej takimi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"