Pikante nga ndeshja Tirana-Laçi/ Kordero nxjerr gishtin e mesit, Laska kapet me drejtuesit bardheblu për vendin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2023 | 9:45

Pikante nga ndeshja Tirana-Laçi/ Kordero nxjerr gishtin e mesit, Laska kapet me drejtuesit bardheblu për vendin

 

Një minutë heshtje para fillimit të lojës në nder të ish-lojtarit Osman Mema.

-Në sfidën me Laçin, Orges Shehi lë në stol disa titullarë, duke filluar nga Lushkja, Abazaj, Mici, Hila. Deri dje këta ishin në11-she.

MELO

-Mirel Josa, sërish kundër Tiranës në aventurën e tij të radhës te Laçi. Dhe e nis me një fitore të madhe 3-0. -Numër i ulët tifozësh ndjekin sfidën mes Tiranës dhe Laçit.Gjithsesi, ata shtohen me kalimin e kohës dhe në fund kanëqenë 1500 veta.

-Presidenti i Vllaznisë, së bashku me trajnerin Migen Memelli,ishin në krah të presidentit Refik Halili. Elton Marini ishte një tjetër personazh që u pa në tribunën VIP.

-Presidenti i Laçit, Pashk Laska, vjen i fundit në stadium, por mërzitet që nuk i kanë lënë vend në tribunën VIP. Paçka se të gjithë i luten të ulet në tribunë, duke i liruar vendin, ai nuk pranon. Madje polemizon, duke treguar qartë se nuk e ka pëlqyer situatën. “Unë nuk çoj njeri nga vendi. Harrojeni. Të ma kishit lënë vendin bosh. Përballë gjej vetë vend”, tha Laska qënuk pranoi as fjalët e Refik Halilit.

-Gjatë lojës Mirel Josa është munduar që të mbajë të mbledhurskuadrën e tij. “Kujdes ekuilibrin aty përpara”.

-Tymuese dhe parulla në krah të Kosovës nga “Tirona Fanatics”.”Qajnë çetnikët e Serbisë… Derdhën gjak e sot mbajn zi po ç’judesh ‘shkijeve’ aty… ku shqiponja gati rri! Shqipni etnike”.

-Gjatë ndeshjes hidhen shishe në fushë në shenjë proteste ndajvendimeve të gjyqtarëve.

-Në fund të lojës, tifozët përballen me lojtarët. “Hiqni fanellën”,”Nuk e meritoni”, “Çfarë është kjo lojë”, “A e dini që luani teTirana”. Situata ka qenë e tensionuar, me polemika, por stafi bardheblu ka larguar menjëherë futbollistët e tensionuar.

-Duartrokitje dhe brohoritje në dhomat e zhveshjeve nga anae lojtarëve të Laçit. Nga ana tjetër, Shehi është larguar ngastadiumi.

-Në minutën e 79-të ka një përplasje mes Abazajt me Kryeziun. Duhet ndërhyrja e gjyqtarit që të qetësojë situatën. Abazaj ndëshkohet me të verdhë.

-Në minutën e 73-të, Lulaj bën një faull në mesfushë. Cjapi shkon dhe e këshillon mbrojtësin e Tiranës që nëse bën edhe një faull tjetër, ndëshkohet me të kuq. Shehi menjëherë e largon mbrojtësin nga fusha e lojës.

-Afër fundit të lojës, tifozë të ndryshëm kalojnë rrethimin dhe janë pranë hyrjes në fushën e lojës. Delegati Marjus Sulejmanipër pak sa nuk ndal lojën, ndërsa forcat e sigurisë mundohentë largojnë tifozët.

-Në minutën e 59-të, ka një përplasje mes Korderos dhe Lulajt te pjesa ku bashkohen vija fundore nga pankinat dhe ajo e mesit të fushës. Pas ndërhyrjes në fillim Kordero i jep dorën dhe më pas i nxjerr gishtin e mesit lojtarit të Tiranës. Kryesori nuk e sheh dhe vazhdon lojën, ndërsa gjyqtari i katërt sinjalizon për ngjarjen. Cjapi jep të verdhë, por mund të qëndronte edhe i kuqi direkt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"