Përmbysja ndaj Totenhemit, Naingolan: Kështu luhet në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2018 | 17:27

Përmbysja ndaj Totenhemit, Naingolan: Kështu luhet në Champions

Pas ndeshjes, për mikrofonat e “Sky Sport”, Raxha Naingolan ka komentuar fitoren e Interit: “Rezultat i merituar. Në pjesën e dytë pësuam gol kur nuk e prisnim, ishim edhe pa fat. Zhvilluam një paraqitje të jashtëzakonshme, në të kundërt të ndeshjeve të fundit ku gjithmonë pësojmë rënie.

Radja Nainggolan of FC Internazionale disappointed during

Duhet vazhdimësi, të vazhdojmë kështu: ishte një moment delikat dhe ashtu mbetet, në kampionat është e nevojshme të rikthehemi te fitoret. Kemi një skuadër të fortë, Liga e Kampionëve duhet luajtur e gjitha si kjo ndeshje: nëse duam të kalojmë grupin, është një nisje e mirë. Forma fizike? Po punoj për të kapur ritmin, luajmë çdo 3 ditë. Shpresoj të jap kontributin tim”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"