Perla e Hamdi Salihit në Izrael bën xhiron e botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2014 | 8:26

Perla e Hamdi Salihit në Izrael bën xhiron e botës

Salihi golGoli spektakolar me roveshatë i Hamdi Salihit në Izrael ka bërë xhiron e botës. Agjencitë më prestigjioze sportive kanë vlerësuar perlën e shkodranit në ndeshjen Hapoel Ironi Akre-Makabi Haifa (1-1). Edhe gazeta më e madhe sportive në Itali, “Gazzetta dello sport”, i ka dhënë hapësirë të konsiderueshme këtij goli. “Izrael, çfarë perle me roveshatë!”. Ky ishte titulli i kësaj të përditshme, e cila kishte edhe videon e golit, me diciturën e mëposhtme: “Gol, kryevepër i Hamdi Salihit në ndeshjen Hapoel Ironi Akre-Makabi Haifa”. Në minutën e 38-të, pas një krosimi nga krahu i djathtë, sulmuesi shfaqet i lirë brenda zone dhe me një veprim të shkëlqyer akrobatik e dërgon topin në trekëndësh. Megjithatë, ky gol nuk mjaftoi që skuadra e shqiptarit të fitonte, pasi Makabi barazoi afër fundit dhe ndeshja u mbyll 1-1.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"