“Për sëmundjen më ka ndihmuar edhe Partizani”, Muça rrëfen ‘luftën’: Futbollin e harrova, por thashë me vete…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2019 | 23:51

“Për sëmundjen më ka ndihmuar edhe Partizani”, Muça rrëfen ‘luftën’: Futbollin e harrova, por thashë me vete…

Gentian Muça u rikthye në fushat e blerta pas 717 ditësh mungesë. Mbrojtësi shtatlartë i Tiranës, luftoi për rreth 2 vite, me një sëmundje të rëndë, dhe në një rrëfim për “Top Channel”, Muça tregon vështirësitë e përjetuara.

Muca

Ishte korriku i viti 2017 kur Muça, 30-vjeçar në atë periudhë, u diagnostikua me një masë tumorale në kokën e femurit të kofshës së tij të majtë, ndërkohë që besonte se të gjithë problemet i vinin nga hernia.

SËMUNDJA – “Momenti i parë që kisha me doktorin, me tha që isha i sëmurë. Diagnoza ishte shumë e rëndë dhe me celula të mëdha në pjesën e femurit, pra ishte një sëmundje tumorale”

SHËRIMI – “Ka qenë diku nga maji kur kam bërë vizitën e fundit dhe pas gjashtë muajsh, më thanë që kam terapi me 20 seanca radioterapia. Kocka ishte pastruar dhe përgjigjen përfundimtare e kam marrë në tetor të vitit të kaluar.”

gentian muca

DILEMA – “Në fillim nuk është se më kanë shtyrë të mendoj për futbollin, sepse normalisht kishte gjëra më të rëndësishme në mendjen time. Megjithatë, thashë me vete, pse jo? Ta provoj dhe njëherë”.

MBËSHTETJA – “Përveç skuadrës dhe klubit që më kanë mbështetur në çdo moment, më kanë mbështetur dhe shumë ekipe të tjera. Meqë jemi pranë derbit, dua të them që kam pasur mbështetje edhe morale, edhe financiare, nga skuadra e Partizanit.”

RIKTHIMI – “Ishte një moment shumë emocionues, pasi kisha gati dy vite që nuk shkelja në fushën e blertë. Por luajta vetëm pak minuta dhe nuk kishte shumë kohë për emocione”,- deklaroi Muça.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"