Pepa i bindur se Lushnja ia del: Shpëtojmë sezonin, por kujdes… Valbonën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2023 | 12:50

Pepa i bindur se Lushnja ia del: Shpëtojmë sezonin, por kujdes… Valbonën

Lushnja luan gjithë se zonin sot në “Elbasan Arena”. Pas një kampionati me halle të mëdha, përballë Valbonës do të diskutojnë qëndrimin në Kategorinë e Parë. Gjatë gjithë historisë së klubit, nuk kanë luajtur kurrë një “play out”.

pepa-658x370

E megjithatë, këtë herë nuk e shmangën dot. Vështirësia dihet dhe sidomos me kaq shumë mungesa, por optimizëm ka me bollëk. Të bindur që do ta nxjerrin këtë ndeshje në favorin e tyre, lojtarët “zotohen” për mbijetesën. Për t’i dhënë zemër grupit, mendon Brunild Pepa. Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport” sulmuesi paralajmëron festën.

Brunild, në dy ndeshjet e fundit të kampionatit keni luajtur si zëvendësues…
E vërtetë. E kam nisur nga stoli, për shkak të një dëmtimi. Kisha një shqetësim te pjesa e pasme e kofshës. Si është gjendja juaj tani? Jam në 100% tim dhe totalisht në dispozicion për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Këtu vendoset fati i Lushnjës dhe këtë e dimë mirë të gjithë. Nuk do të doja kurrsesi ta humbisja këtë finale. Duhet të jem patjetër në fushë.

Çfarë prisni nga “play out”-i?
Fitoren dhe mbijetesën pa diskutim.

Besoni vërtet që do ta kaloni këtë pengesë të madhe?
Të jem realist, besoj shumë. Do ta kalojmë me sukses këtë ndeshje. E kemi përgatitur në çdo detaj, pasi nuk mund ta humbasim. Çunat do të japin 100% e tyre, jam i bindur për këtë.

Nuk ju tremb pjesa që është ndeshje teke?
Ngaqë është ndeshje teke është kaq e rëndësishme. Është një ndeshje shumë domethënëse për ekipin tonë. Por, që jemi gati. Sa e njihni Valbonën, ka vend për nënvlerësim? Edhe pse Valbona vjen nga një kategori më poshtë, duhet t’i vlerësojmë patjetër. Kanë futbollistë që kanë luajtur kaq vite në kampionatin shqiptar. E mendoj të vështirë, por aspak të pamundur. Duke parë organikën tonë, besoj se do ta nxjerrim këtë ndeshje. Duhet kujdes maksimal nga minuta e parë e deri në vërshëllimën finale.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"