Pas Hasanit afrohet një tjetër shkodran, Vllaznia zyrtarizon Gilman Likën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2017 | 17:51

Pas Hasanit afrohet një tjetër shkodran, Vllaznia zyrtarizon Gilman Likën

Klubi i Vllaznisë ka zyrtarizuar sot goditjen e dytë në merkaton e verës. Pas firmës të pak ditëve më parë me Edon Hasanin, sot është veshur kuqeblu edhe mesfushori tjetër shkodran, Gilman Lika.

lika vllaznia

Lika ishte një nga dëshirat e trajnerit Armando Cungu për sezonin e ri dhe drejtuesit e klubit ia plotësuan duke e bindur futbollistin të firmosë një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër.

Ai do të vendoset që sot nën urdhrat e trajnerit teksa do të bashkohet me grupin në stërvitjen e pasdites.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"