Pas Frankfurtit, Kapllani shkon te Esversberg në Kategorinë e Katërt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2016 | 21:58

Pas Frankfurtit, Kapllani shkon te Esversberg në Kategorinë e Katërt

Pak ditë pasi u shpall një lojtar i lirë nga FSV Frankfurtit në kategorinë e tretë në Gjermani, sulmuesi shqiptar Edmond Kapllani ka zbritur një kategori më poshtë duke shkuar te Elversberg. Sipas mediave gjermane, drejtuesit e klubit janë të lumtur për afrimin e Kapllanit.

Edmond Kapllani

Edmond Kapllani

“Edmondi është i vlefshëm për ne jo vetëm për të dhënat e tij futbollistike, por më shumë. Ai sjell në skuadër forcën e tij të karakterit dhe të liderit”,-ka thënë Roland Zaitz, i cili është i bindur se sulmuesi do të jetë i vlefshëm për trajnerin Mishel Viziger.

Kapllani ka luajtur për katër sezone me FSV Frankfurt, duke u kthyer në golashënuesin më të mirë të Bundesligës 2 për këtë skuadër me 37 golat e tij.

Klubi i FSV Frankfurtit ra nga Bundesliga 2 në fund të sezonit të kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"