Partizani shkatërron Tërbunin 4-0, shpërthejnë Raçiç dhe Sukaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2015 | 17:00

Partizani shkatërron Tërbunin 4-0, shpërthejnë Raçiç dhe Sukaj

part terKategoria Superiore, Java e 14-­të
Partizani – Tërbuni 4-0
Golat:
Ibrahimi 31′, Raçiç 49′, 61′ , Sukaj 58′

Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Ibrahimi, Vrapi, Kalari, Tafili, Daja, Bardhi, Raçiç, Mazrekaj, Sukaj.
Trajner: Sulejman Starova

Tërbuni: Haxho, Rexha, Lila, Sulollari, Milenkoviç, Gavazaj, Tushe, Malindi, Karapici, Mone, Vatnikaj
Trajner: Viktor Gjoni

Arbitra: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Paulin Simoni, Blerim Ziri

Partizani mposht Tërbunin në “Qemal Stafa” me rezultatin e thellë 4-0. Të kuqtë arrijnë të bombardojnë portën e Haxhos katër herë duke regjistruar 3 pikë të rëndësishme që e mbajnë në krye me 38 pikë. Shtatë pikë më shumë se sa kampioni në fuqi Skënderbeu, që ka një ndeshje më pak.

Një ndeshje e mirë për djemtë e Starovës të cilët fitojnë lehtësisht ndaj skuadrës pukjane pothuajse inekzistente në fushë gjatë pjesës së dytë.

Një pjesë e parë jo e mirë për Partizanin, ku shihen më shumë tentativat e miqve për të realizuar. Megjithëse, janë vendasit ata që kalojnë në avantazh me rastin e parë në portë me anë të Ibrahimit. Në minutat në vijim, loja duket më e qetë dhe me raste të pakta për të dy palët, duke u mbyllur 1-0.

Fraksioni i dytë nis vrullshëm për kryesuesit, të cilët shënojnë tre herë në portën kundërshtare. Dy herë Raçiç dhe një herë Sukaj, duke katërfishuar shifrat. Sulmuesi serb rikthehet me dopietë duke i dhënë një sinjal të fortë trajnerit Starova për një vend titullari. Një ndeshje e mirë dhe për shkodranin Sukaj, i cili arrin të gjejë golin pas gjashtë javësh në mungesë.

Me këtë fitore, Partizani konfirmon kreun e tabelës i vetëm duke lënë pas skuadrën korçare.

 

Minutat

Mbyllet takimi në “Qemal Stafa”, Partizani fiton 4-0 ndaj Tërbunit. 
90’+1′
Daja godet drejt portës nga e djathta por pret Haxho.
Akodohen 2 minuta shtesë
90′ Sukaj provon me të majten por bllokohet nga mbrojtja mike. Topi rikthehet në mesfushë në zotërimin e të kuqve.
89′ Provon skuadra e Partizanit nga e majta, por largojnë vendasit. 
88′
Gërxho gjuan fuqishëm nga distanca por topi përfundon jashtë kuadratit.
82′
Tërbuni provon nga e djathta të godasë por tregohet i vëmendshëm Hoxha, i cili ndal aksionin e pukjanëve.
77′
Partizani luan qetë, mbron mirë dhe mbyll çdo tentativë të pukjanëve. 
74′ 
Tërbuni kryen zëvendësimin e fundit. Del Milenkoviç, futet Prendi. 
71′
Malindi godet nga distanca por top i lehtë për Hoxhën.
61′ GOOL! 
Kros i gjatë nga mesfusha për Raçiç në zonë, sulmuesi serb godet menjëherë fuqishëm drejt portës duke mposhtur portierin Haxho i cili duket inekzistent. Thellohet rezultati në 4-0. 
58′ GOOL!
Bardhi pason një top drejt zonës tek Mazrekaj i cili ndalet nga portieri, përfiton Sukaj dhe çon topin në rrjetë. 3-0 për vendasi.
52′
 Daja i jep një top të gjatë Sukajt në të djathtë, sulmuesi niset vetëm drejt zonës pukajne gjuan në portë por jashtë kuadratit.
49′ GOOL!
Aksion i Partizanit. Mazrekaj pason nga e majta për Raçiç në zonë, sulmuesi serb gjuan menjëherë drejt portës dhe shënon. Raçiç kthehet tek goli.
Starton pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë 1-0 për Partizanin.
45′ +1′
Kalari gjuan nga e majta drejt portës, topi devijohet, pret Haxho, aty gjendet Ibrahimi i cili e godet por jashtë kuadratit.
Akordohet 1 minutë shtesë.
38′
Mazrekaj në hyrje të zonës, godet fuqishëm me të djathtën por pret portieri Haxho.
36′
Daja godet fuqishëm nga distanca, por nuk arrin të gjejë portën. 
31′ GOOL! 
Kroson Kalari nga krahu i majtë për Ibrahimin në të djathtë, i cili me kokë gjuan por pret portieri Haxho, topi mbetet aty dhe mbrojtësi i e çon në portë.
26′ 
Aksion i Partizanit, Sukaj pason për Mazrekajn në zonë, mesfushori godet drejt portës por pret Haxho.
24′ Vatnikaj kroson nga e djathta për Malindin në qendër, mesfushori nuk arrin të merret vesh.
21′
minuta lojë. Një ndeshje e qetë, pak raste, ndërsa skuadra e Tërbunit provon me Vatnikajn por pa rezultat, mbyllet mirë nga mbrojtja vendase.
12′
Krosim nga e djathta për Vatnikajn në zonë, sulmuesi godet fuqishëm drejt portës por jashtë kuadratit.
03′
Partizani e nis mirë, qarkullon topin, pason dhe kërkon golin e avantazhit.
Starton sfida

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"