Partizani përmbys vlonjatët mes polemikave, vendos penalltia e Sukajt në minutën e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2015 | 18:06

Partizani përmbys vlonjatët mes polemikave, vendos penalltia e Sukajt në minutën e fundit

paPartizani – Flamurtari 2-1
Golat:
Trashi 73′, Sukaj 90+5’/  Trapp 56′
Formacionet zyrtare
Partizani:
Hoxha, Fejzullahi, Bici, Vrapi, Kalari, Fazliu, Batha, Trashi, Mazrekaj, Plaku, Racic; Trajner: Sulejman Starova.
Flamurtari: Halili,  Idrizaj, Pashaji, Fushtar, Popkhadze, Trap, Telushi, Greca, Nexhipi, Hoxha, Tskhtsadze; Trajner Stanislav Levi
Gjyqtar: Kridens Meta, Melis Dervishi, Paulin Simoni
Delegat: Lysein Nurishimi
Vëzhgues: Sazan Vekcani
Kartona të verdhë: Vrapi, Mazrekaj / Tshadadze. Telushi, Pashaj
Karton i kuq: Pashaj

Përmbysje e çmendur e Partizanit. Të kuqtë fitojnë 2-1 ndaj Flamurtarit falë një goli të shënuar në minutën e fundit të shtesës me panellti nga Xhevahir Sukaj. Një fitore mes polemikave pasi Flamurtari ka kontestuar ashpër gjykimin, por në fund janë kryeqytetasit ata që marrin 3 pikët.

Pjesa e parë  Ndeshja nis me Partizanin përpara. Të kuqtë kanë disa mundësi të mira në 10 minutat e para, por nuk arrijnë ti shfrytëzojnë si duhet. Flamurtari mbrohet mirë, por ka vështirësi në sulm. Futbollistët e repartit ofensiv kanë probleme për t’u marrë vesh me njeri-tjetrin. Partizani krijon situata të rrezikshme, por nuk godet portën, duke i bërë nder një Flamurtari të çoroditur e pa asnjë organizim. Me kalimin e minutave ritmi bie dhe Flamurtari ekuilibron lojën. Pa ndonjë rast flagrant nga asnjëri prej ekipeve, por me disa episode të veçanta ku janë shfaqur rrezikshëm sidomos lojtarët e Partizanit, mbyllen në barazim 0-0 45 minutat e para të këtij takimi.

Pjesa e dytë Fraksioni i dytë është edhe më emocionues. Partizani është në sulm gjatë gjithë kohës, por golin e avantazhit e gjen Flamurtari në minutën e 56-të me Trap. Nexhipi kroson drejt zonës një top nga goditja e kendit, Greca provon me kokë, por bllokohet, aty pranë ndodhet Trapp që gjuan me të djathtën dhe mposht Alban Hoxhën, vlonjatët në avantazh. Megjithatë Partiazni nuk pajtohet me disavantazhin dhe hidhet në sulm. Të kuqtë barazojnë në minutën e 73-të me Trashin. Aksion perfekt i të kuqëve, Morini pason për Tafilin i gjendur para zonës, ky i fundit jep një asist perfekt për Trashin që vjen me shpejtëso nga e majta dhe godet menjëherë duke e dërguar topin në rrjetë, barazohet rezultati. Tashmë bëhet gjithçka edhe më interesante. Partiani kërkon me ngulm golin e fitores, por edhe Flamurtari del rrezikshëm me kundërsulme. Kur gjithçka po i drejtohej fundit vjen edhe momenti që vendos sfidën. Gabim në mbrojtje i Popkhadze dhe Morini i rrëmben topin duke avancuar drejt zonës, aty e pengon Pashaji dhe Meta akordon penallti duke e ndëshkuar me karton të kuq mbrojtësin. Goditjen e merr përsipër Sukaj që nuk gabon dhe i jep avantazhin Partizanit dhe vulos fitoren e sotme. Nuk ka më kohë dhe të besuarit e Starovës marrin 3 pikët e para në kampionat duke u ngjitur në kuotën e 4 pikëve. Ndërkohë humbja e dytë për Flamurtarin në dy javë kampionat çka tregon se ky ekip ka probleme.

TURP

Posted by F.C.Flamurtari on 2015-08-28

 

MINUTAT: 

90+5′ GOOOL Sukaj Goditjen e merr përsipër Sukaj që nuk gabon dhe i jep avantazhin Partizanit.
90+4′
Gabim në mbrojtje i Popkhadze dhe Morini i rrëmben topin duke avancuar drejt zonës, aty e pengon Pashaji dhe Meta akordon penallti duke e ndëshkuar me karton të kuq mbrojtësin. 
90+1′
Fejzullahu pason bukur për Sukajn që i vetëm përballë portierit nuk kordinohet si duhet dhe godet keq duke shpërdoruar një mundësi të artë.
90′
Sinjalizohen 5 minuta shtesë.
86′
Zvëndësimi i tretë te Flamurtari, largohet Nexhipi, i cili përcillet me duartrokitje edhe nga tifozët e Partizanit, vendin e tij e lë Shehaj.
85′
Krosim nga e majta, Morini kthen topin mbrapa për Bathën, ky i fundit godet fluturimthi, por pret në pozicion Halilaj. 
84′
Rast ideal për Flamurtarin, Morina jep një pasim fantastik për Idrizajn duke e nxjerë krejtësisht të lirë para portës, ky i fundit godet fort me dë djathtën por e dërgon topin mbi kuadrat.
82′
Ndërhyrje e ashpër e Pashajit ndaj Mazrekajt dhe arbitri e ndëshkon mbrojtësin me karton të verdhë.
77′
Goditje e Morinit nga kufijtë e zonës, por e lehtë dhe arrin ta kontrollojë Halilaj.
75′
Zvëndësim te Flamurtari, largohet Ylli Hoxha i dëmtuar,në fushë Taulant Kuqi.
73′ GOL PARTIAZNI, shënon Trashi.
Aksion perfekt i të kuqëve, Morini pason për Tafilin i gjendur para zonës, ky i fudnit jep një asist perfekt për Trashin që vjen me shpejtëso nga e majta dhe godet menjëherë duke e dërguar topin në rrjetë, barazohet rezultati.
70′
Mazrekaj lëviz bukur në hyrje të zonës, godet, por gjuajtja e tij është e lehtë dhe kontrollohet nga portieri.
69′
Zvëndësimi i tretë te Partizani, largohet i dëmtuar Fazliu, vendin e  tij e merr Tafili.
66′
Idzizaj për Flamurtarit nga krahu i djathtë fiton hapësirë dhe pason në qendër të zonës për Tskhtsadze, ky i fundit godet me të djathtën, por gabon krejtësisht. pas këtij episodi, sulmuesi gjeorgjian largohet nga fusha duke i lënë vendin Mario Morinës.
64′
Kombinime mes Morinit dhe Sukaj brenda zonës së Flamurtarit, sulmuesi shkodran godet por humbet ekuilibrin dhe goditja është e lehtë duke u kontrolluar nga Halilaj.
63′
Krosim nga e majta, Sukaj provon me kokë, por pret në pozicion Halilaj.
61′
Ndryshohet komplet sulmi i Partizanit, largohen Raçiç dhe Plaku, në fushë, Sukaj e Morini.
58′
Tension mes kosovarit Ylli Hoxha dhe sulmuesit serb Raçiç, ndërhyjnë shokët e ekipit për të qetësuar situatën.
56′ GOL FLAMURTARI, shënon Trapp.
Nexhipi kroson drejt zonës një top nga goditja e kendit, Greca provon me kokë, por bllokohet, aty pranë ndodhet Trapp që gjuan me të djathtën dhe mposht Alban Hoxhën, vlonjatët në avantazh.
54′
Goditjen e merr përsipër Nexhipi që provon me të majtën, por topi përplaset në mur dhe mbetet aty, më pas largojnë mbrojtësit e Partizanit.
52′ 
Tskhtsadze avancon drejt zonës, Vrapi ndërhyn nga mbrapa dhe ka goditje dënimi për Flamurtarin në një pozicion të favorshëm.
49′
Ka tension në fushë, Mazrekaj, Raçiç për Partizani përplasen me Grecën, Fushtar dhe Telushin, arbitri ndëshkon me karton të verdhë Mazrekajn, Telushin dhe Trapp.
46′
Ka filluar pjesa e dytë, kësaj here topin e luajnë vlonjatët

Mbyllet pjesa e parë, Partizani – Flamurtari 0-0
42′ Mazrekaj kombinon me Plakun, kosovari kthen topin në qendër rrezikshëm, por largojnë rrezukun vlonjatët.
38′ Goditje dënimi për Flamurtarin shumë afër zonës, Nexhipi gjuan me të majtën, por tregohet i vemendshëm Alban Hoxha dhe pret topin.
36′ Pranë golit Flamurtari, Trapp gjuan bukur nga kufijtë e zonës me të djathtën, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule.
32′ Kombinime të bukura mes Plakut dhe Raçiç, ky i fundit del i zbuluar dhe godet në pozicion të prirët me të majtën, por pret Halilaj.
28′ Sërish trashi provon me një predhë nga jashtë zone duke detyruar Halilajn të bëjë super pritje.
25′ Goditje dënimi për Partizanin nga një pozicion ballor, ekzekuton Trashi, por gjuajtja e tij është shumë e gabuar.
22′ Raçiç dhe Pashaji përplasen në dyluftim, të dy lojtarët marrin ndihmën e stafik mjeksor.
20′ Batha provon nga distanca, por gjuajtja e tij është krejtsisht e gabuar duke mos sjellë asnjë rrezik.
15′ Kërcënues sërish të kuqtë e Partizanit, Mazrekaj kroson drejt zonës, Raçiç tenton goditjen me kokë, por devijohet topi nga Halilaj në goditje kendi
12′ Dy goditje kendi brenda një minute për Partizanin, por që nuk sjellin asnjë rrezik për portën vlonjate
08′ Mazrekaj kroson topin nga një goditje dënimi drejt zonës. përpiqet Batha e më pas Raçiç që godet me një gjysëm kthesë, por pret Halilaj.
07′ Fazliu depërton bukur në krahun e djathtë dhe i afrohet zonës, krosn drejt qendrës por Plaku nuk arrin të godasë me kokë.
05′ Topi i gjatë në të majtë, Hoxha arrin të krsojë drejt zonës dhe aty përpiqet Tskhtsadze, por pa rrezik për oirtën e Alban Hoxhës.
03′ Të kuqtë e Partizanin mundohen të tregohen agresivë që në fillimin e lojës duke luajtur në sulm.
01′ Ka nisur sfida me topin e parë të luajtur nga skuadra e Partizanit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"