Pa ndryshime, Laçi luan përballë Partizanit me rreshtimin “tip”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2023 | 10:20

Pa ndryshime, Laçi luan përballë Partizanit me rreshtimin “tip”

Laçi mbylli dje përgatitjet për sfidën ndaj Partizanit, që zhvillohet sot në shtëpinë e kurbinasve, në orën 14:00. Skuadra e Mirel Josës ka regjistruar një barazim dhe një humbje në dy ndeshjet e fundit dhe ndaj kampionëve në fuqi kërkojnë kthesën, që është një detyrë në kushtet kur duhet mbajtur vendi i tretë në renditje.

laci

Mungesë për sfidën e radhës është Ledjo Tresa, i cili ka pësuar një dëmtim dhe vijon rikuperimin. Pjesa tjetër e skuadrës janë në dispozicion të Josës.

Në fazën e parë ndeshjen e fituan “demat”, por në sezonin e shkuar kurbinasit arritën të merrnin plot 3 fitore, çka tregon se ndaj “demave” dinë se si t’ia dalin. Kurbinasit kanë fituar dy ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Partizanit.

Sa i përket formacionit, Josa nuk pritet të bëjë ndryshime në krahasim me ndeshjet e fundit, teksa Laçi pritet të zbresë në fushë me rreshtimin 4-2-3-1. Sfida e parë mes këtyre dy ekipeve përfundoi me fitoren e Partizanit 1-0 me gol në çastet e fundit. Në atë ndeshje ekipin e drejtonte Skerdi Bejzade.

798

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"