Ozili u nxeh se e uli në stol, Ljunberg reagon për lojtarin e tij: Do të merremi më vonë me të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 22:51

Ozili u nxeh se e uli në stol, Ljunberg reagon për lojtarin e tij: Do të merremi më vonë me të

Trajneri i përkohshëm i Arsenalit Fredi Ljunberg do të merret vetë me futbollistin e tij Mesut Ozil, cili reagoi i irrituar pas zëvendësimit në pjesën e dytë ndaj Mançester Sitit.

ozil nerva
Pas humbjes 0-3 me “Qytetarët”, tekniku suedez u shpreh se do të vendosë vetë për fatin e futbollistit turko-gjerman.

“Se si reagon Ozili është çështje e tij dhe do të merremi më vonë me këtë problem. Jam këtu çdo ditë dhe sigurisht duam që lojtarët të sillen në mënyrën e duhue. Doja më tepër energji nga ekipi’’, bën me dije Ljunberg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"