Organizohet Turbina, ja kush do të jetë trajneri i ri i skuadrës cërrikase

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2023 | 20:47

Organizohet Turbina, ja kush do të jetë trajneri i ri i skuadrës cërrikase

Turbina ka gjetur trajnerin e ri, i cili do të jetë Vladimir Gjoni. Ky i fundit rikthehet te cërrikasit pas tre vjetësh, kur edhe shpëtoi të verdhët nga rënia më poshtë. Ndihmësi i Gjonit do të vijojë të jetë Bledar Malaj, që do të mbajë dhe postin e trajnerit të portierëve.

hqdefault

Për sa i përket përgatitjeve, ato do të startojnë më 14 gusht në kryeqytet në kompleksin “Football Republic”.

Sipas krerëve të klubit, asnjë lojtar që është nën kontratë nuk do të largohet nga Turbina. Ndërsa nga ana tjetër, priten përforcime cilësore, pasi siç dihet objektivi është ngjitja menjëherë në Kategorinë e Parë, që do të thotë se do të formohet një skuadër pretendente dhe një Turbinë shumë e fortë në të gjitha drejtimet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"