Operacioni i policisë italiane, kapen hajdutët serbë që grabitën shtëpinë e Hakimit dhe Dileta Leotës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2021 | 23:25

Operacioni i policisë italiane, kapen hajdutët serbë që grabitën shtëpinë e Hakimit dhe Dileta Leotës

Policia italiane ka bërë të mundur, identifikimin e dy hajdutëve, përgjegjës për vjedhjen e shtëpisë së futbollistit të Interit, Ashraf Hakimi dhe prezantues së njohur sportive, Dileta Leota.

combobig2-U31601854006670P9H-U3240941517306hp-656x492@Corriere-Web-Milano (1)

Ata janë 2 djem të rinj me origjinë serbe, Kristian Radosavljeviç (27-vjeç) dhe Samuel Milenkoviç (26-vjeç). Gjykata italiane ka caktuar paraburgimin për të ashtuquajturit “hajdutët akrobatë” që kanë vjedhur një rolex dhe çantat e prezantueses italiane si dhe disa sende me vlerë në shtëpinë e Hakimit.

Në mediat italiane kanë qarkulluar edhe pamjet se si ata arrinin të futeshin në shtëpitë e personave të famshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"