Nuk po kalon një periudhë të mirë te Juventusi, mesfushori pranë kalimit në Premier Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 16:56

Nuk po kalon një periudhë të mirë te Juventusi, mesfushori pranë kalimit në Premier Ligë

Emre Xhan nuk po kalon një periudhë të mirë te Juventusi, pasi vetëm pak kohë më parë Sarri e la atë jashtë listës me lojtarët që do të luajnë në Ligën e Kampionëve.EMRE CAN

Prej kohësh qarkullojnë lajme se lojtari do të largohet nga bardhezinjtë, teksa para pak ditësh “Tuttosport”, raportoi se mesfushori pritet të kalojë te Mançester Junatid.

Diçka të tillë tashmë e konfirmojnë edhe mediat angleze, teksa “Sky Sport” shkruan se 25-vjeçari po e mendon seriozisht një kalim në “Old Trafford”.

Në sezonin e kaluar Emre Xhan zhvilloi 37 ndeshje me “Zonjën e Vjetër”, por tani me ndërrimin e trajnerit ai nuk pritet të ketë shumë minuta dhe për këtë po mendon largimin.

Kalimi te Junajtid do të ishte një rikthim për futbollistin në Premier Ligë, pasi më parë ka luajtur për rivalët e Liverpulit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"