Nuk kanë fund dëmtimet te Juventusi, një tjetër titullar i shtohet infermierisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 17:58

Nuk kanë fund dëmtimet te Juventusi, një tjetër titullar i shtohet infermierisë

Dëmtimet janë kthyer në një problem serioz te Juventusi këtë sezon, teksa Sarrit i është dashur të përgatisë skuadrën pa disa nga lojtarët më të mirë për shkak dëmtimesh.Higuain

I fundit që i është shtuar infermierisë është sulmuesi Gonzalo Higuain, i cili ka shfaqur probleme me shpinën, ku ka ndjerë dhimbje.

Ky i fundit nuk është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit. Argjentinasi do të kryejë vizita më të detajuara në vazhdim, për të parë  shkallën e dëmtimit.

Përveç Higuain, me pjesën tjetër të ekipin nuk stërvitet edhe Pjaniç me Rabio, të dy këta që po stërviten të veçuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"