Nuk gjeti hapësira te shkodranët, Vllaznia konfirmon huazimin e sulmuesit te Kastrioti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 14:31


Nuk gjeti hapësira te shkodranët, Vllaznia konfirmon huazimin e sulmuesit te Kastrioti

Tashmë vjen dhe komunikata zyrtare e klubit të Vllaznisë për largimin në formulën e huazimit të sulmuesit Kaina Nunjesh te skuadra e Kastriotit.

KAINA NUNJESH

Klubi shkodran me anë të një njoftimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook” shkruan se braziliani do të huazohet deri në fundin e këtij sezoni te ekipi krutan për shkak të hapësirave të pakta që kishte në radhët e kuqebluve.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË VLLAZNISË –

“KF Vllaznia bën të ditur se me kërkesë të KF Kastrioti, por edhe me dëshirën e vetë lojtarit, ka rënë dakord për ta huazuar futbollistin Kaina Nunes tek skuadra krutane deri në fund të sezonit 2021-2022. Ne shpresojmë që ai të ketë më shumë hapësira aktivizimi tek kjo skuadër, ndërkohë që në fund të sezonit do të rikthehet sërish në klubin tonë sepse kemi edhe një vit tjetër kontratë me të. Suksese Kaina në aventurën tënde të re!”

PANORAMASPORT.AL