“Nuk dua një fitore të shëmtuar”, Alban Bushi: Ja sa pikë do të më kënaqnin nga dy sfidat e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2023 | 14:46

“Nuk dua një fitore të shëmtuar”, Alban Bushi: Ja sa pikë do të më kënaqnin nga dy sfidat e radhës

Alban Bushi ka publikuar ditën e djeshme listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidat e radhës të Kombëtares Shpresa në kualifikueset e Europianit të ardhshëm. Në prag të sfidave me Finlandën dhe Malin e Zi, trajneri Bushi shprehet se e di kualitetin që ekipi i tij ka dhe se si objektiv grupi ka për të shkuar në Europian.

bushi

“Ekipi Kombëtar është një specifikë më vete, sepse ne marrim lojtarët që janë më në formë të momentit. Si Bibo dhe Selimaj kanë bërë paraqitje pozitive, por ne marrim ata që janë më të mirët. Këtë zgjedhje bëjmë ne.

Unë jam i mendimit që si fitorja dhe humbja duhet ta ruash shumë shpejtë. Me këtë strategji ecim dhe te dhomat e zhveshjes. Kur fitojmë dhe kur humbim duhet ta harrojmë dhe të shohim vendet e tjera. E dimë kush jemi dhe e dimë që skuadrat e tjera janë më lartë se ne. Jemi një ekip i fortë kur bëhemi bashkë. Rumania shkonte 30 milionë euro dhe ne shkonim apo jo një milionë. Po të shikosh dhe lojtarët që kemi, nuk është një grup që të gjithë kanë minuta në këmbë. Është e kundërta me kundërshtarët. I qëndroj asaj që duhet të luftojmë 1 me 2. Duhet të falënderoj si Berishën si Shabanin do të na ndihmojnë në skuadrën tonë.

Ne kemi ecur, jemi përmirësuar. Bashkëpunimi me një grup sa më të gjerë na sjell edhe suksese.

Kombëtaaj A ka shumë futbollistë tani. Do të vijë një kohë që trajneri do ta ketë shumë të vështirë për zgjedhjen. Ne na kanë penalizuar gjithmonë këta lojtarë që na ka marrë ekipi A në të shkuarën. Mendoj se tani nuk na merr më sepse mendoj se nuk janë gati për Kombëtaren A. Kemi dhe dy alternativa kur ekipi A të jetë pushim si Asllani dhe Mitaj.

Bashkëpunimin e kemi pasur gjithmonë me stafin e Kombëtares. Është bashkëpunim më i mirë kësaj radhe. Ka sjellë avantazhet e veta, na pëlqen.

Stafi është zgjeruar dhe trajneri nuk bën dot pa staf. Ne jemi përmirësuar nga viti në vit sepse punojmë. Këtë radhë do të shkojmë në limite. Nuk do të shkojmë për t’u mbrojtur. Ose kualifikim ose asgjë.

Mali i Zi është shumë i fortë, aq i fortë sa Finlanda. Është ekip që mund t’i marrë pikë kujtdo. E ka treguar që mund t’i marrë pikë shumë skuadrave. Nuk e kam menduar fare Malin e Zi. Në momentin që do të mbarojmë ndeshjen me Finlandën atëherë do e shohim malin e Zi.

Grupi e di shumë mirë që ka një qëllim për të shkuar në Europian. E dimë se sa të fortë jemi. Është projektuar te grupi që duam të shkojmë në Europian. Kjo më gëzon. Nga udhëtimi në Armeni ishim shumë të lodhur, ndërsa Rumania ishte më e freskët. Ky është qëllimi që i kanë vendosur vetes.

Nuk e dua një fitore të shëmtuar. Edhe sikur të shkojmë në Europian, nëse nuk mësojmë gjë nga ajo ndeshje nuk marrim asgjë. Rëndësi ka që këta futbollistë të mësohen dhe të shkojnë te ekipi A. Nuk duhet të kenë frikë nga askënd. Duhet të sakrifikojmë. Nëse nuk luftojmë, ata e dinë shumë mirë që dalin menjëherë jashtë nëse nuk vrapojnë ose nuk sakrifikojnë për njëri-tjetrin.

Do të më kënaqin 6 pikë. Mendoj se katër pikë është mirë. është një objektiv i mirë për atë që kemi dhënë që mund t’i marrim, por edhe gjashtë pikë nuk do të ishin keq.

Qëllimi është kualifikimi. Kur e shikojmë grupin nuk është një grup i gjerë. Është më i ngushtë. Por janë futbollistë që rrinë me sy hapur. Ky është qëllimi ynë. Mendoj se kualifikimi në Europian do të ishte një gjë shumë e mirë si për ne, ashtu edhe për ekipin A”, u shpreh Bushi.

1324545

78787

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"