“Nuk do të vazhdoj si trajner i Barcelonës”, Ksavi zbulon datën e “divorcit” me katalanasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2024 | 0:12

“Nuk do të vazhdoj si trajner i Barcelonës”, Ksavi zbulon datën e “divorcit” me katalanasit

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, ka vendosur të largohet nga drejtimi i katalanasve në fund të sezonit. Lajmi është konfirmuar nga vetë tekniku në deklaratën e dhënë pas ndeshjes me Vijarealin.  

 ksavi

“Para se të më bëni pyetjet përkatëse, dua të njoftoj se më 30 qershor nuk do të vazhdoj si trajner i Barçës. Është një vendim që e kam marrë me presidentin Rafa Juste. Situata duhet të ndryshojë! Nuk mund të vazhdoj më! Mendoj se klubi ka nevojë për një ndryshim dinamike.  

Ky vendim është për të mirën e lojtarëve, mendoj se ata do të çlirohen. Ne luajmë me shumë tension”, deklaroi Ksavi.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"