NOTAT/ Dha asist dhe shënoi gol, Nedim Bajrami vlerësohet pozitivisht në ndeshjen e Sasuolos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2024 | 10:04

NOTAT/ Dha asist dhe shënoi gol, Nedim Bajrami vlerësohet pozitivisht në ndeshjen e Sasuolos

Sasuolo shpërdoroi mbrëmë dy gola avantazh në transfertë ndaj Salernitanës, duke lënë dy pikë me vlerë në luftën për mbijetesë, me sfidën që u mbyll 2-2.

Nedim Bajrami (Sassuolo)

Mesfushori me tipare sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, ishte protagonist me asist dhe gol në këtë sfidë për Sasusolon dhe jo më kot “Sofa Score” e ka vlerësuar me notën e lartë 8.5. Bajrami luajti për 73 minuta.

Ndërsa Marash Kumbulla hyri në fushë në minutën e 69-të. Mbrojtësi kuqezi u vlerësua me notën 6.3.

bajrami kumbulla

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"