Një “Ferguson i ri” në Serinë A, mbi 10 vite me një skuadër. Tare përgatit kontratën për trajnerin italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 20:10

Një “Ferguson i ri” në Serinë A, mbi 10 vite me një skuadër. Tare përgatit kontratën për trajnerin italian

Simone Inzagi dhe Lacio do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre. Ftiorja në derbi e bardhekaltërve, ka bindur drejtuesit për rinovimin e kontratës me trajnerin, i cili është pjesë e Lacios që nga viti 2010, duke kaluar ekipi i të rinjve dhe deri këtu ku është tani.

inzaghi.lazio.2020.21.cosi.750x450

Drejtori sportiv, Igli Tare dhe presidenti Klaudio Lotito, të kënaqur me rezultatet e fundit të skuadrës, kanë vendosur rinovimin e kontratës me Inzagin, e cila do të firmoset javën e ardhshme.

Rinovimi do të jetë për disa  vite të tjera dhe jo vetëm për një sezon. Mund të themi se në Serinë A, po del një Ferguson i ri, ndonëse ky i fundit ishte pjesë e Junajtidit për 27 vite.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"