Një familje lojtarësh në drejtim, Iliria ëndërron/ Projekt i qartë për t’u kthyer në elitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2023 | 23:12

Një familje lojtarësh në drejtim, Iliria ëndërron/ Projekt i qartë për t’u kthyer në elitë

Iliria e Fushë-Krujës ësh të një klub me 32 vite his tori në futbollin shqiptar dhe si suksesin më të madhe deri më tani ka pjesëmarrjen për herë të parë në Kategorinë Superiore në sezonin 1994-1995. Në këto tri dekada skuadra e drejtuar nga trajneri historik, Fatmir Sala, ka pasur shumë ulje-ngritje, duke provuar të gjitha nivelet e ulëta të futbollit tonë.

Iliria

Aktualisht klubi fushëkrujas është pjesë e Kategorisë së Dytë në grupin A, teksa kampionati nis më 23 shtator. Mirëpo, kjo verë ka rikthyer shpresën e madhe në qytetin futbolldashës, pasi një familje futbollistësh është afruar për të investuar te Iliria. Bëhet fjalë për biznesmenin Nazmi Selmani, i cili është babai i katër lojtarëve të njohur: Gentian Selmani (portier i Tiranës), Adolf Selmani (mbrojtës i Erzenit), Brajan Selmani (mbrojtës i Korabit – tashmë është pjesë e Ilirisë) dhe Santiago Selmani (sulmues i CSM Ceahlaul Piatra Neamt në Rumani).

Selamani futbollistet

Nazmi Selmani ka marrë tashmë në dorë administrimin e klubit fushë-krujas dhe ambiciet janë të mëdha, teksa shpresohet që në një të ardhme të afërt, Iliria të jetë në elitën e futbollit shqiptar. Biznesmeni e ka nisur me emërimin e stafit të ri teknik, duke ia besuar stolin një emri të njohur si Afrim Deliu, i cili mbi dy dekada më parë shkëlqente si mbrojtës në Superiore me Tomorin nënkampion të vendit. Stafi është plotësuar edhe me Besnik Hasën, Oltion Ballukun dhe Redjan Bakun.

Selmani ka bindur të luajnë me Ilirinë lojtarë të Superiores, si braziliani Xhekson që u shpall kampion me Teutën dhe mbrojtësi Taulant Sefgjinaj, që ka fituar trofe si kapiten i Laçit. Ndërkohë, Selmani ka nisur në të njëjtën kohë edhe rregullimin e stadiumit “Redi Maloku”, i cili është në gjendje të degraduar në dhomat e zhveshjes dhe tribuna.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"