Nis puna për rinovimet, Belica firmos i pari te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2018 | 18:37

Nis puna për rinovimet, Belica firmos i pari te Partizani

Edhe pse te Partizani ende nuk e dinë se cili do të jetë trajneri që do të drejtojë skuadrën sezonin e ardhshëm, ndërsa Dalipi vazhdon të jetë në detyrë, rinovimet kanë nisur. Egzon Belica, qendërmbrojtësi nga Struga, që ka luajtur për disa skuadra në Europë, mësohet të ketë firmosur kontratën edhe për sezonin e ardhshëm me skuadrën e kuqe.

belica

27-vjeçari u bë pjesë e “demave” gjatë merkatos së janarit, por arriti që të siguronte një vend titullari dhe falë paraqitjeve të mira, drejtuesit i kanë ofruar rinovimin për sezonin e ri, të cilin futbollisti e ka pranuar. Për momentin nuk bëhen detajet në lidhje me rrogën e futbollistit, por mësohet se ajo ka pësuar rreth 20 për qind rritje.

Belica ishte i pari, ndërsa me kalimin e ditëve, të kuqtë do të nisin të bëjnë të njëjtën gjë edhe me disa prej lojtarëve, që u ka përfunduar kontrata ose kanë edhe një vit, siç është Trashi. Ndërkohë që nuk dihet ende e ardhmja e kapitenit Batha që ka dalë lojtar i lirë me përfundimin e sezonit dhe ende nuk ka arritur akordin me drejtuesit.

Belica

Në prag rinovimi është edhe Arbnor Fejzullahu, i cili u rikthye në ndeshjet e fundit të sezonit të shkuar, pasi mungoi për një kohë të gjatë për shkak të një operacioni. Përveç rinovimeve të kuqtë do të përforcohen edhe në merkato.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"