Nga Seria A në Kategorinë e Dytë shqiptare, klubi merr vendim drastik për Edgar Çanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2018 | 11:48

Nga Seria A në Kategorinë e Dytë shqiptare, klubi merr vendim drastik për Edgar Çanin

Edgar Çani do të nisë nesër stërvitjen me skuadrën e dytë të Partizanit. Burime të besueshme pranë klubit të kuq kanë konfirmuar për “Panorama Sport” një gjë të tillë, çka do të thotë se Çani do të jetë nën urdhrat e trajnerit Genc Mahmutaj për sezonin e ri futbollistik.

Cani

Partizani B është pjesë e Kategorisë së Dytë, që në rast se gjërat vazhdojnë në këtë rrugë, kjo kategori do të ketë luksin të ketë në përbërje të saj ish-lojtarin e Kombëtares shqiptare, që ka luajtur gjithashtu në Seria A. Futbollisti ka deklaruar se do të respektojë kontratën me të kuqtë, çka do të thotë se, me shumë gjasa, do i bindet urdhrit për të vajtur tek ekipi i dytë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"