Nga pakënaqësitë, tensioni tek rekordi i presidentit Hasanbelliu / Ja pikantet e sfidës Kastrioti-Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2023 | 17:43

Nga pakënaqësitë, tensioni tek rekordi i presidentit Hasanbelliu / Ja pikantet e sfidës Kastrioti-Teuta

Kastrioti-Teuta u luajt në një kohë me shi të imët, në një fushë të rrëshqitshme në stadiumin e Kamzës.

nfmf

Orari i papërshtatshëm (13:00) dhe fakti që e premtja është një ditë pune, bëri që interesi për këtë ndeshje nga tifozët krutanë dhe ata durrsakë të ishte shumë i ulët. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet e ndeshjes.

* Në minutën e parë pati një përplasje të ashpër mes sulmuesit të Teutës, Klejdi Daci dhe kapitenit të Kastriotit, Abaz Karakaçi. Arbitri Cjapi ua bëri të qartë lojtarëve: “Largohuni! Këtu vendos unë, nëse vazhdoni kështu do t’ju nxjerr jashtë të dyve”.

* I pari në tribunën VIP nga drejtuesit e klubeve u ul presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, i shoqëruar nga zyrtari tjetër i durrsakëve, Eduard Salillari. Në ndeshjen e djeshme, presidenti më i vjetër i futbollit shqiptar arriti në kuotën e 999 ndeshjeve zyrtare në krye të klubit durrsak. Gazeta mëson se në takimin e radhës për Kupë në Kukës, pritet që të organizohet një ceremoni simbolike për ndeshjen e 1000 si president, duke drejtuar Teutën që nga viti 1999.

* Presidenti i Kastriotit, Alban Vogli, ka qenë shumë i pakënaqur me gjyqtarin e ndeshjes, për më tepër që Kastriotit iu anulua penallti.

* Trajnerët Emiljano Çela dhe Edi Martini gjatë gjithë ndeshjes kanë qëndruar në këmbë, duke orientuar skuadrat, teksa britmat e tyre dëgjoheshin shumë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"