Nga Kina në Zelandë, shqiptarët bëjnë namin. Lojtarë dhe ish-yje të Kombëtares, sot në çdo cep të globit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2024 | 21:23

Nga Kina në Zelandë, shqiptarët bëjnë namin. Lojtarë dhe ish-yje të Kombëtares, sot në çdo cep të globit

Mbetet e vërtetë që Italia është bas tioni i futbollistëve shqiptarë sot. Jo vetëm në Serinë A, por edhe në kategoritë më të ulëta kemi pafund lojtarë që aktivizohen dhe jetojnë në shtetin fqinj. Ashtu siç ka shumë të tillë në Greqi, Maqedoninë e Veriut, apo deri diku edhe në Gjermani. Ky vëzhgim i “Panorama Sport” do të sjellë një përmbledhje të futbollistëve aktualë, trajnerëve dhe ishlojtarëve të njohur të Kombëtares të cilët gjenden në çdo cep të globit.

HEBAJ

Është interesante, por sot në Australi trajnon Kristi Vangjeli, në Kinë me moshat merret Ergys Luga, ndërsa në Uzbekistan kemi Rubin Hebajn. Sulmuesi luan për Andijon dhe ditët e fundit u vlerësua me çmimin si lojtari më i mirë i kampionatit. Në Austri trajnon Amarildo Zela dhe po në këtë shtet jeton edhe ish-sulmuesi i njohur Edmond Dosti. Redon Xhixha na përfaqëson në Azebajxhan dhe Shqiprim Taipi në Kazakistan, dy shtete larg Shqipërisë, por nëse kalojmë në një tjetër kontinent, në Kanada do të gjejmë Indrit Fortuzin, legjendën e Tiranës.

Për të kaluar më pas në SHBA, ku Ansi Agolli ka hapur akademinë e tij dhe merret me futbollistë të rinj, Daniel Xhafaj po ashtu trajnon një ekip në Florida dhe Xhakomo Vrioni që luan për Nju Inglandin. Një emër i njohur është edhe Armando Sadiku që jeton në Indinë e largët dhe shënon shpesh për Mohun Bagan. Besoj të gjithë e mbajnë mend ish-portierin e Kombëtares Arjan Beqaj.

Ai është trajner portierësh në Qipro. Por, ka edhe nga ata që kanë një rol drejtori sportiv, si Haxhi te CSKA e Sofies, Erjon Bogdani si drejtor i akademisë së Palermos. Për të vijuar me disa shtete jo shumë të dëgjuar për shqiptarët. Në Zelandën e Re luan Regont Murati, ndërsa në Malajzi është Lirdon Krasniqi.

Duket e vështirë për t’u besuar, por në kampionatin e San Marinos aktivizohen 8 shqiptarë. Besnik Hasi është trajner në Belgjikë dhe Erbim Fagu në Holandën fqinje. Për të mos harruar, Mitaj dhe Daku në Rusinë e ftohtë, Jasir Asani në Korenë e Jugut edhe pse ka bërë valixhet gati, apo Taulant Seferi që luan në Emiratet e Bashkuara Arabe.

*Janë përmendur vetëm disa nga emrat në shtetet respektive.

TABB

KRISTI SEJATLLARI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"