Nga Europa te Merveil, Tirana përfitoi mbi 1 milion euro edhe gjatë sezonit të ferrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2018 | 19:02

Nga Europa te Merveil, Tirana përfitoi mbi 1 milion euro edhe gjatë sezonit të ferrit

Tirana ra, megjithatë jo gjithçka ishte aq “zi” dhe sidomos sa u përket financave. Në sezonin 2016-2017, ata patën përfitimet më të mëdha të 5-vjeçarit të fundit. Dhe dashur pa dashur, me këto parà ndërtuan një ekip që të mos e diskutonte ngjitjen. Përfitimet nisën me pjesëmarrjen në turin e parë të Ligës së Europës, ku i shtuan arkës 215 mijë euro (afro 284 milionë lekë të vjetër).

tirana

Si fituese e Kupës së Shqipërisë mori 50 milionë lekë, ndërsa si ekipi “fair play” 15 milionë lekë (të vjetër gjithnjë). Këto janë vetëm paratë e thata që morën nga UEFA e FSHF, pasi edhe “Selman Stërmasi” gjeneroi të holla prej biletave apo qirasë. Nga biletat sigurisht kanë përfituar pak, kur dihet që praktikisht stadiumet kanë qenë bosh, megjithatë vjet i morën afro 100 milionë lekë.

Ndërsa 60 milionë të tjera vijnë nga përdorimi i fushës prej Partizanit apo edhe prej aktiviteteve të tjera, si ceremoni ditëlindjesh apo festa të tjera. Në këtë listë mund të shtojmë edhe 100 milionë lekë të tjera që vijnë prej sponsorëve të ndryshëm, të cilët reklamojnë bizneset e tyre në stadium, por edhe e drejta televizive, pasi nga Superiorja morën afro 70 mijë euro (diçka më tepër se 90 milionë lekë).

Dhe për ta mbyllur, erdhi shitja e Merveil Ndokyt dhe Ruben Akuah, që i sollën klubit 600 mijë euro (775 milionë lekë të vjetër). Pra, me përfitime që shkojnë në 1.5 miliardë lekë afërisht, Tirana mundi të marrë frymë më lirshëm dhe ringrihet kaq shpejt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"