Në radarët e Sasuolos dhe Napolit, një tjetër sulmues shqiptar mund të kalojë në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2023 | 18:08

Në radarët e Sasuolos dhe Napolit, një tjetër sulmues shqiptar mund të kalojë në Serinë A

Dhjetë gola deri tani, kur 9 janë shënuar në kampionat dhe 1 në Kupë. Kristian Shpendi është në rrugën e duhur për të bërë hapin e madh në karrierën e tij.

shpendi

 

Sulmuesi shqiptar që po kalon një formë fantastike te Çezena në Serinë C, duke udhëhequr këta të fundit drejt promovimit në një kategori më lart, është vënë në shënjestrën e disa klubeve të Serisë B dhe A. Vetëm 20-vjeç, Kristian është në gjurmët e vëllait të tij binjak Stiven, për të cilin Empoli i Serisë A pagoi te Çezena 2.2 milionë euro.

Në monitorim sipas mediave italiane, për Kristianin janë duke e mbajtur Sasuolo, Napoli dhe Fiorentina. Po ashtu edhe me moshat e Shqipërisë, Kristian ka shënuar 4 gola në total, tri me ekipin kombëtar U-19 dhe një me Shpresat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"