“Në një ekip nuk më donin për shkak të ngjyrës”, ish-trajneri i Tiranës i del në krah Huan Zhezus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2024 | 11:03

“Në një ekip nuk më donin për shkak të ngjyrës”, ish-trajneri i Tiranës i del në krah Huan Zhezus

Mes shumë të tjerëve, edhe Ze Maria, ish-trajneri i Tiranës, foli për rastin e racizmit të supozuar të Açerbit, duke qëndruar në krah të bashkatdhetarit të tij brazilian Huan Zhezus dhe kujtuar një episod që ka përjetuar më herët.

ze maria

“Jam i habitur që këto gjëra ndodhin ende mes kolegëve dhe në botën e sotme të futbollit. Ne gjithmonë predikojmë se ka vëllazëri mes lojtarëve, pastaj i shohim këto gjëra. Jemi të gjithë të mirë në të folur, por jo aq në të vepruar. Napoli ka të drejtë që reagon në këtë mënyrë dhe mbron Huan Zhezus. Disa herë e kam parë Huan të zemërohet, ai foli me arbitrin, që sigurisht e dëgjoi. Dhe nëse nuk e dëgjoi, sigurisht e pa Açerbin duke kërkuar falje. Nëse kërkoi falje, për çfarë e bëri meqë nuk paska pasur fyerje raciste? Açerbi thjesht duhej të raportonte të vërtetën, të raportonte atë që kishte thënë” – u shpreh Di Maria.

Duke folur për eksperiencën e tij personale, Ze Maria shtoi: “Më ka ndodhur që disa fansa të mos më donin për shkak të ngjyrës së lëkurës. Kur më duhej të shkoja në Verona dhe lajmi doli në gazeta, agjenti im ishte Pastorelo. Ai më paralajmëroi për reagimin e tifozëve të Hellas kundër meje. Në atë moment nuk isha më i interesuar të shkoja atje. Kur doli çështja ‘Maignan’, takova Turam dhe figura të tjera të futbollit, që ishin viktima të racizmit, dhe ramë dakord të merrnim guximin të denonconim. Duhej të kishim forcë të largoheshim nga fusha, ndoshta edhe duke u përpjekur të kishim mbështetjen e kundërshtarëve tanë. Do të kishim dhënë një sinjal shumë të rëndësishëm”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"