Ndodhet në listën e dëshirave, Ferencvarosh gati të përgatisë ofensivën për titullarin e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 12:06

Ndodhet në listën e dëshirave, Ferencvarosh gati të përgatisë ofensivën për titullarin e Tiranës

Marsel Ismajlgeci mund të kishte kaluar te Ferencvaroshi, por problemet financiare të skuadrës hungareze bënë që lojtari të mos transferohet te skuadra e njohur.

ismajlgeci

Sipas mediave hungareze, Ferencvaroshi kishte harxhuar buxhetin e merkatos, por me shumë mundësi në janar do të ketë një transferim të lojtarit të krahut.

Ismajlegeci është titullar i padiskutueshëm tek Tirana ku dhe vitin e kaluar ka spikatur me paraqitjet e tij si në kampionat po ashtu edhe në kupat e Europës, ku pretendentët për të fituar shërbimet e tij nuk munguan, me skuadrën e Ferencvaroshit në krye të listës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"