“Nagelsman i fitoi bastet kundër Francës”, Mateus: Ja ku gaboi Bajerni me të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2024 | 10:44

“Nagelsman i fitoi bastet kundër Francës”, Mateus: Ja ku gaboi Bajerni me të

Lotar Matues ka thumbuar në mënyrë indirekte Bajern Mynih, e cila kë të bëjë me shkarkimin e Julian Nageslamnit. “Rekordmeni” Mateus ngriti në “qiellin e shtatë” taktikat e trajnerit 36-vjeçar kundër Francës:

mateus nagelsman

“Juliani i dha pozitë titullari mbrojtësit të linjës Midelshtad, ndërsa ky i fundit rezultoi një nga më të mirët në fushë. Po ashtu shërbeu si promotorë në rikthimin e Toni Kros. Rolin e “pykës” i besoi Kai Haverc, i cili nuk është ‘9’, por luan si fallco dhe la gjurmë me golin e dytë. Nëse e vështrojmë me kujdes manovrat e përfaqësueses, ata luajnë me pasime të shpejta, vetëm një prekje, ku krijuan konfuzion në prapavijën e Francës. Pa diskutim që Bajerni ka bërë gabimin më të madh në dekadat e fundit që largoi trajner me perspektiv mbi të ardhmen.

Mos të harrojmë se Juliani u përpoq të improvizoi bavarezët pa pasur në ekip bomber të mirëfilltë. Nuk e di se çfarë mund të kërkojë me tepër një ekip në kushte të kufizuara. Nëse i referohemi sezonit aktual, ata kanë në gjirin e tyre shënuesin më të mirë në Europë (Kejn), megjithatë janë jashtë Kupës dhe gara në Bundesligë ka përfunduar”, tha Matues në “Sky sport.de”. Përflitet se Nagelsman mund të marrë sërish drejtimin e Bajernit pas aventurës në “Euro 2024”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"