Muça u largua nga Tirana, zbulohet skuadra ku pritet të firmosë ish-kapiteni bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2020 | 0:00

Muça u largua nga Tirana, zbulohet skuadra ku pritet të firmosë ish-kapiteni bardheblu

Gentian Muça zyrtarizoi sot largimin nga Tirana dhe befasia ishte vërtet e madhe, por mbrojtësi do të mbetet bardheblu në fanellën që do të mbajë veshur. Prishtina pritet të jetë skuadra e tij e re. Pak minuta më parë, në një prononcim për “Supersport” gjatë emisionit “Zona Gol”, presidenti i klubit kosovar, Remzi Ejupi, pranoi se Muça është afër firmës me Prishtinën.
gent muca
Pritet që të hënën transferimi të zyrtarizohet. “Panorama Sport” mëson se në orët e fundit për Muçën ka pasur zëra edhe për një marrëveshje të mundshme me Kukësin, por tashmë gjasat janë që të firmosë me Prishtinën.

Largime misterioze te Tirana, Gent Muça ikën pasi rinovoi te bardheblutë

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"