Moviola Partizani-Maribor/ Gjyqtari u mohon penallti, ndikoi “fjetja” me sllovenët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2018 | 13:25

Moviola Partizani-Maribor/ Gjyqtari u mohon penallti, ndikoi “fjetja” me sllovenët

Partizani e nisi me humbje aventurën në Ligën e Europës, ku pa dyshim ndikim pati edhe gjykimi i treshes franceze me kryesor Zherom Brisard, i cili është fillestar në ndeshjet ndërkombëtare. Mbase në nivelin e gjykimit të ndeshjes së djeshme mund të ketë ndikuar edhe afrimiteti që krijuan gjyqtarët dhe zyrtarët e ndeshjes një natë më parë me drejtuesit e klubit slloven, duke ditur se ata kanë fjetur në të njëjtin hotel në kryeqytet.

37106218_863615183832879_1661701530899709952_o

Gjyqtari kryesor me vendimet e tija anoi disi nga miqtë, të cilët i favorizoi në dy-tre raste nga ndëshkimi me karton të verdhë. Rasti më flagrant ishte ai i fundit të pjesës së parë, ku kapiteni Tavares goditi me bërryl në fytyrë Klarin, por francezi nuk e ndëshkon. Por goditjen më të madhe, gjyqtari francez ia dha Partizanit në minutën e 59- të duke i mohuar një penallti.

partizani

Jasir Asani merr një top të gjatë nga Hila, por brenda zonës së Mariborit pengohet në mënyrë të gabuar nga Shuler, por gjyqtari gabon duke i mohuar një penallti neto Partizanit. Të kuqtë pretenduan edhe në dy raste të tjera për penallti, për ndërhyrje ndaj Prognit, por në ato moment vendimet e Zherom Brisard kanë qenë korrekte. Pasiguri shfaqën edhe dy asistent e tij, të cilët kur flitej për rivëniet anësore, ata asnjëherë nuk e drejtonin flamurin pa parë dorën e kryesorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"