Moviola e Tirana-Teuta/ Dy penallti të diskutueshme, mungon një karton i kuq (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2024 | 10:23

Moviola e Tirana-Teuta/ Dy penallti të diskutueshme, mungon një karton i kuq (VIDEO)

Tirana-Teuta dje luajtën më shumë sesa 130 minuta. Gjatë maratonës dhe ruletës së penalltive, ka pasur disa raste që Ferataj i ka gjykuar drejtë. Një karton i kuq i padhënë dhe dy penallti të diskutueshme shënohen në sfidën e djeshme, e cila u luajt në “Elbasan Arena”.

FDJHGFJKH

MINUTA E 6-të: Pretendime për një penallti. Goditje këndi për Teutën, topi shkon te Lulaj që e prek me dorën e lidhur dhe më pas te Hoxhallari. Durrsakët kërkojnë penallti, por gjyqtari nuk mendon kështu. Vendim i drejtë i kryesorit. (VIDEO)

MINUTAT 25′-27-të: Penallti për Teutën. Daja ka topin në këmbë futet në zonë i cili godet, por topi ndalet me dorë nga Përgjoni. Ferataj bën shenjë për 11- metërsh. Protestojnë bardheblutë. Deri në minutën e 27-të, rasti kontrollohet në VAR dhe konfirmohet vendimi i kryesorit. Peposhi ekzekuton saktë dhe çon në avantazh Teutën.  (VIDEO)

MINUTA e 48-të: Hoxhallari ekzekuton një goditje dënimi përballë portës së Vatës, topi shkon në traversë, zbret në vijën fatale dhe del nga porta. Tirana kërkon gol, por pamjet tregojnë se topi nuk është brenda porte.

MINUTAT 74′-77-të: Pas një goditjeje këndi, topi i shkon Gjinit në dorë. Ferataj jep penallti. VAR-i thërret gjyqtarin, i cili pas tri minutash vendos të anulojë penalltinë, pasi topi ka qenë në gjoks. Vendim i drejtë i gjyqtarit. (VIDEO) + (VIDEO)

MINUTA E 96-të: Lulaj ndërhyn keq në mesin e fushës. Ferataj nuk e ndëshkon me të verdhë. Gabim i gjyqtarit, i cili e ndëshkonte me karton dhe e linte Tiranën me 10 vetë.

 

MINUTA e 101-të: Tirana pretendon për një penallti pas një pengimi në zonë të Jakut, i cili u pengua nga Gjini. Gjyqtari vazhdon lojën. Vendim i drejtë i gjyqtarit. (VIDEO)

MINUTA e 112-të: Penallti e kërkuar nga Tirana. Kruja mban për brezi Përgjonin që rrëzohet në zonë. Ferataj vazhdon lojën. Moment i dyshimtë. Mund të kishte dhënë një 11-metërsh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"