Monako do Ronaldon, gati të paguajë 100 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2013 | 10:15

Monako do Ronaldon, gati të paguajë 100 milionë euro

RonaldoKristiano Ronaldo mund të largohet nga Madridi dhe “të martohet” me Monakon. Lajmi, i cila u shfaq sot në mëngjes në mediat franceze, zbulon se si Monako është gati të paguajë 100.000.000 € për ta bindur Realin të dorëzohet dhe ta lejojë portugezin të bashkohet me skuadrën e Principatës. Pas përkeqësimit të marrëdhënieve me Mourinjon, ka zëra se marrëdhëniet mes CR7 dhe pjesës tjetër të ekipit madrilen nuk është e duhura. Dhe kështu, portugezi mund të ndjekë rrugën e “Special One”, duke u larguar nga “Bernabeu”. Duke e kaluar tashmë shumën e 130 milionë $ për blerjen e lojtarëve cilësorë si Falkao, Joao Moutinho dhe James Rodriguez, miliarderi rus, Dimitri Rybolovlev, do të donte t’i jepte Ranierit diamantë më të çmuar. I tillë vlerësohet Kristiano Ronaldo nga presidenti i Monakos, sepse portugezi mund të bëjë ndryshimin në çdo ekip. Në 18 muajt e fundit ka pasur kontakte midis Monakos dhe përfaqësuesve të lojtarit në Francë, ku mendohet se oferta për Ronaldon është 20.000.000 € në vit. Nëse transaksioni do të bëhej realitet, atëherë do të bënim me transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit, duke superuar rekordin e vet personal të CR7 në kalimin nga Mancester Junajtid te Real Madridi për rreth 95 milionë euro.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"