Miqësorja e dytë në mars, Shqipëria shumë pranë finalizimit të detajeve të fundit për duelin me… amerikano-latinët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2024 | 23:58

Miqësorja e dytë në mars, Shqipëria shumë pranë finalizimit të detajeve të fundit për duelin me… amerikano-latinët

Një kthesë të papri tur ka marrë orga nizimi i ndeshjeve miqësore të Kombëtares shqiptare për muajin mars.

shqiperia

Ekipi i Silvinjos do të luajë kundër Suedisë më 25 mars në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit, me takimin që është bërë zyrtar nga FSHF-ja. Gjithashtu, kuqezinjtë janë shumë pranë finalizimit të detajeve të fundit për miqësoren e dytë në mars, që do të jetë ndaj Kilit. Takimi do të zhvillohet në Itali, teksa pritet që të vendoset data edhe qyteti i ndeshjes, detaje të cilat janë duke u diskutuar mes dy federatave, teksa bisedimet i konfirmon presidenti i federatës kiliane.

MIQËSORJA ME KILIN Përballja me Kilin është e paprecedentë në historinë e Kombëtares shqiptare. Kilianët kanë prezantuar trajnerin e ri Rikardo Gareka dhe si debutim mund t’i serviret miqësorja me Shqipërinë. Pablo Milad, presidenti i Federatës së Futbollit të Kilit ka konfirmuar këtë lajm për mediat pas prezantimit të trajnerit: “Po rregullojmë detajet me Shqipërinë, do të luhet në Itali. Nuk është ende përfundimtare, por është një përqindje shumë e lartë. Ne jemi duke përpunuar detajet, duke përcaktuar se në cilin qytet do të luajmë në Itali, por negociatat janë avancuar”, u shpreh Pablo Milad. Kili do të luajë kundër Francës më 26 mars një takim miqësor.

ZYRTARE ME SUEDINË Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore me Suedinë. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me Federatën Suedeze që ky takim të luhet më 25 mars 2024 në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm të Suedisë, ndërsa orari mbetet për t’u përcaktuar. Kjo ndeshje miqësore është në kuadër të përgatitjeve për Europianin “Gjermani 2024”. Sa i përket miqësores me Suedinë, kjo do të jetë hera e gjashtë që dy përfaqësueset do të përballen në një ndeshje futbolli. Në të kaluarën Shqipëria dhe Suedia janë përballur vetëm një herë në një ndeshje miqësore që është fituar nga kuqezinjtë me rezultatin 2-1. Ndërsa sfidat e tjera kanë qenë të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror, ku Suedia ka fituar tri takime dhe një ndeshje është ndarë në barazim pa gola 0-0.

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"