Milori, i bindur: Do kapim Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2013 | 12:04

Milori, i bindur: Do kapim Kategorinë e Parë

Në Grupin A të Kategorisë së Dytë po zhvillohet një luftë e fortë ndërmjet Veleçikut të vendit të parë dhe Olimpikut të vendit të dytë, ku diferenca ndërmjet tyre është katër pikë. Megjithatë, trajneri i Olimpikut, Arben Milori, është i bindur se ekipi i tij sezonin e ardhshëm do jetë pjesë e Kategorisë së Parë. “Jam shumë i kënaqur nga përgatitjet e deritanishme të skuadrës, por edhe me blerjet që kemi bërë gjatë merkatos së dimrit. Mbrojtja është forcuar edhe më shumë me Kapajn. Në takimet që kemi zhvilluar jemi paraqitur mjaft mirë, ndaj nuk kam asnjë dyshim se edhe në ndeshjet e mbetura në fazën e dytë do vazhdojmë të pretendojmë për synimet tona. Gjithashtu jemi në pritje të një hapi fals të skuadrës kryesuese Veleçiku, në mënyrë që të marrim ne kryesimin e grupit”.
Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"