“Mezi po presim që të punojë me ne”, Asani prezantohet te AIK: Do të bëj gjithçka për të …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2019 | 12:35

“Mezi po presim që të punojë me ne”, Asani prezantohet te AIK: Do të bëj gjithçka për të …

Jasir Asani do të jetë pjesë e suedezëve të AIK nga janari i vitit 2020. Futbollisti i Partizanit do të kalojë fillimisht si i huazuar më të drejtë blerje, te klubi që u rendit në vendin e 4-t në elitën e futbollit suedez, në sezonin që sapo u mbyll.

Asani5

Pritshmëritë për futbollistin 24-vjeçar janë të larta, teksa këtë gjë e tregon më së miri edhe optimizmi i drejtorit sportiv të AIK, i cili për faqen zyrtare është shprehur:

“Ne dëshirojmë që Jasiri të ndihmojë sulmin tonë në disa mënyra të ndryshme dhe kështu të zhvillojmë ofensivën e ekipit, që të jemi sa më kërcënues për rivalët. Mezi presim të punojmë me të që nga fillimi në janar”.

Asani

Pas Partizanit, zyrtarizimi ka ardhur edhe nga klubi suedez, teksa Asani ka thënë edhe fajlët e para si futbollist i AIK, duke deklaruar: “Ne dëshirojmë që Jasiri të ndihmojë sulmin tonë në disa mënyra të ndryshme dhe kështu të zhvillojmë ofensivën e ekipit, që të jemi sa më kërcënues për rivalët. Mezi presim të punojmë me të që nga fillimi në janar”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"