Mezani rikthehet në Superligën e Kosovës, nuk ka fitues mes Gjilanit dhe Prishtinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2023 | 19:06

Mezani rikthehet në Superligën e Kosovës, nuk ka fitues mes Gjilanit dhe Prishtinës

Dueli mes Gjilanit dhe Prishtinës është mbyllur në barazim pa gola.fgfg

Vendasit arritën të zhbllokonte sfidën në minutën e 73′. Pas asistimit me kokë të Dajan Shehut, Erzen Hyseni shkundi rrjetën e kundërshtarëve.

Por pas tetë minutave rishikim në sistemin VAR, goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Kjo është ndeshja e parë për Gjilanin këtë edicion në Superligë pasi kërkoi që dueli i xhiros së parë t’i shtyhej për kohë të pacaktuar shkaku i çështjeve organizative dhe financiare.

Rikujtojmë që në krye të ekipit, është rikthyer trajneri Gentjan Mezani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"