Mërgjyshi: Devolli simpatik, është momenti i Apolonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 10:25

Mërgjyshi: Devolli simpatik, është momenti i Apolonisë

Apolonia luan për ru ajtjen e kreut një ndeshje të lehtë në letër, por jo në fushë. Devolli do luajë të gjitha “kartat” në Fier për rezultat pozitiv, pasi synon 4- shen e parë.

Apolonia Elbasani

“Po bëjmë një kampionat të mirë dhe kemi arritur me disa fitore radhazi vendin e parë, që skuadra e ka merituar me shpirtin e garës dhe lojën në fushë”, e nis prononcimin trajneri Mërgjyshi. Nuk mund ta linim jashtë një “ngacmimi” për provokimet e rivalëve, por ai e anashkalon përgjigjen. “Nuk dua të kontestoj ecurinë e skuadrave të kolegëve, pasi kanë bërë një kampionat të mirë. Çdokush ka gjykimin e vet, unë nuk e kam zakon të merrem me të tjerët. Dua të përmend një fakt, gjyqtari që na arbitroi kundër Besës në Lushnjë, Hamiti, nëse do kishte gjykuar keq, nuk do ishte kryesor i Kukësi-Tirana. Nuk jam ankuar kurrë për gjykimin, por po ndalem te dy ndeshjet me Lushnjën. Ata e merituan fitoren, por gjykimi ka qenë aksidentalisht në favor të Lushnjës në të dyja rastet. Në ndeshjen e parë luajtëm gjithë pjesën e dytë me 10 lojtarë, ndërsa ndeshjen tjetër gjyqtarët dhanë një penallti shumë dashamirëse për Lushnjën. Edhe Pogradeci e kujton mirë atë penallti të minutës së fundit më shumë se dashamirëse të gjyqtarit Alla. Gjithsesi, shohim punën tonë, duke shpresuar të mos ketë më raste të tilla të gjykimeve dëmtuese”, shprehet trajneri i Apolonisë.

mergjyshi

DEVOLLI – Në fund, Mërgjyshi flet për përballjen me Devollin. “Është një ekip i respektueshëm dhe do ta kemi të vështirë, sidomos tani që skuadrat luajnë shanset e fundit të objektivave të kësaj faze. Nuk na lejohen hapa fals, edhe pse trysnia do të vijë në rritje ndaj nesh. Duhet të shprehemi lirshëm dhe të shfrytëzojmë momentin e mirë. Devolli ka skuadër simpatike dhe do të luftojë për objektivat e veta, ne duhet të luajmë të përqendruar dhe vetëm për fitore”, përfundon trajneri Mërgjyshi.

BUJAR RAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"