“Mercedez Benz Cup”, Kombëtarja U-17 mëson kundërshtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2019 | 16:10

“Mercedez Benz Cup”, Kombëtarja U-17 mëson kundërshtarët

Kombëtarja e moshave U-17 është njohur sot me kundërshtarët  që do të ketë përballë dhe kalendarin e “Mercedez Benz Cup”. 

Capture

Organizata Turke e Futbollit është ajo e cila po e organizon këtë event dhe ka shpallur përfundimisht listën me orarin kur do të zhvillohen ndeshjet. Lojtarët e drejtuar nga Elvin Beqiri do të kenë mundësinë që të shpallin potencialin e tyre dhe të tregojnë vetën në këto ndeshje.

Kjo mund të jetë një mundësi shumë e mirë për ta që me vonë të jenë pjesë e ekipeve zinxhir të Kombëtares dhe pse jo, të ekipit të parë. Turqia, Moldavia dhe Anglia janë pjesë e grupit A, ku ndodhet Shqipëria. Në grupin B bën pjesë Turqia B, Maqedonia, Rusia dhe Spanja. Ky është kalendar i ndeshjeve për Kombëtaren U-17 të ekipit tonë përfaqësues:

14 Janar 2019: Angli-Shqipëri ora 15:00
15 Janar 2019: Turqi-Shqipëri ora 12:00
17 Janar 2019: Moldavi-Shqipëri ora 15:00
19 Janar 2019: Finalja e vendit të 3-të ora 12:00
19 Janar 2019: Finalja ora 15:00

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"