Mendja te play-off në Europë, Struga mundet në shtëpi nga skuadra e Goran Pandev

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2023 | 20:04

Mendja te play-off në Europë, Struga mundet në shtëpi nga skuadra e Goran Pandev

Skuadra e Strugës ka një takim me historinë këtë javë, teksa do të ndeshet të enjten me Breidablik të Islandës në play-off të Ligës së Konferencës. Dhe për këtë arsye, ndoshta kampionët në fuqi të Maqedonisë së Veriut kanë kaluar në plan të dytë këtë javë të kampionatit duke u mundur në shtëpi.

duro zguro

Sot, skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro u mposht nga skuadra e themeluar nga Goran Pandev, Brera Strumica, me shifrat 2-1. Duro kishte lënë pushim pjesën më të madhe të titullarëve duke menduar për takimin e të enjtes dhe Brera përfitoi duke gjetur avantazhin me Krstevskin. Barazimi i Ibraimit, i futur në lojë në pjesën e dytë, hapi ndeshjen, por Vrdoljak shënoi golin e fitores 2-1 në minutën e 71-të.

Kështu, pas 3 ndeshjeve të luajtura, është pikërisht Brera Strumica që merr kryesimin e kampionatit me pikë të plota, duke lënë pas skuadrat e tjera.

ssssssss

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"