Me sytë nga qeveria për lejen, FSHV-ja zbardh kalendarët pa data

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2020 | 21:14

Me sytë nga qeveria për lejen, FSHV-ja zbardh kalendarët pa data

Ashtu sikurse ishte njoftuar, Federata Shqiptare e Volejbollit hodhi dje në ambientet e Parkut Olimpik të Tiranës, shortin për kampionatet kombëtare 2020-2021 për femra dhe meshkuj. Te meshkujt nuk kishte asnjë ndryshim nga formula e vjetshme, ndërsa në radhët e femrave siç ishte deklaruar, kampionati u nda në dy grupe. Katër skuadrat e para të secilit grup do të kualifikohen për në fazën “play off”, ku do të kenë mundësinë të luftojnë për titullin kampion.

volejboll
Ndërkohë, po këto ekipe do të formojnë Superligën e femrave për sezonin 2020- 2021, ndërsa pjesa tjetër e skuadrave do të kalojë vitin e ardhshëm në Kategorinë A1. Ceremonia e shortit u prezantua nga sekretari i përgjithshëm i FSHV-së, Albens Vokopola, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e klubeve dhe shoqatave. Vokopola bëri të ditur si disa prej klubeve nuk i kanë përmbushur detyrimet financiare që kanë ndaj federatës dhe nëse nuk e bëjnë këtë gjë deri në fillim të kampionatit, do t’i humbasin ndeshjet në tavolinë. Takimet janë parashikuar që të zhvillohen gjithmonë fundjavave (të premten, të shtunën dhe të dielën), por ky short pati edhe handikapin e datave, të cilat mbeten ende të pacaktuara për faktin se aktivitetet sportive në salla të mbyllura vijojnë të jenë të ndaluara.
ogerta-manastirliudd
Për këtë gjë FSHV rreth 10 ditë më parë i ka dërguar shkresë Ministrisë së Shëndetësisë dhe është në pritje të një përgjigjeje pozitive për lejimin e eventeve të volejbollit. Federata shpreson që sezoni të nisë në datat 18, 19 dhe 20 shtator me Kupën e FSHV-së, ndërsa një javë më pas të fillojnë edhe kampionatet kombëtare, por gjithçka mbetet në dorë të organeve shtetërore.

1111111111111

2222222222222

333333333

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"