“Më kërkonte Milani”, futbollisti i Barcelonës tregon pa dashje të palarat në klub: Guardiola nuk e dëshironte…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2022 | 21:31

“Më kërkonte Milani”, futbollisti i Barcelonës tregon pa dashje të palarat në klub: Guardiola nuk e dëshironte…

Riki Puixh është pranë largimit si i padëshiruar nga Barcelona, pasi talenti i madh katalanas duket se nuk është në lartësinë e klubit, tashmë edhe me vulën e Çavit. Por para se të largohet drejt SHBA, ku do të firmosë me Los Anxheles Galaksi, Puixh pa dashje ka nxjerrë disa nga të palarat në klub apo rreth tij.

riquipuig-barcelona11-v

Në podkastin “Dongcast” është publikuar një audio e futbollistit të Barcelonës, teksa fliste me shokët e tij në autoshkollë. Aty, emri i parë që përmend është i një prej lojtarëve që i ka zënë vendin te Barcelona, Ferran Torres. “Guardiola nuk e dëshironte Ferran Torres, vitin e kaluar luajti vetëm 12 ndeshje”, shpjegoi ai për bashkëbiseduesit rreth sulmuesit që u ble sezonin e kaluar nga katalanasit.

Ai zbuloi gjithashtu se kishte pasur oferta nga Çelsi dhe nga Milani, por kishte vendosur që të qëndronte te Barcelona “sepse jam e mirë aty, ekipe të tilla të paguajnë dyfishin, por në fund të fundit mbetesh i vetëm”, shpjegonte ai.

Ndërkohë, në audio dëgjohet edhe duke folur për largimin e Mesit nga Barça. Një largim dhe vuajtje të “Pleshtit” që ai e mirëkuptonte. “Në fund të fundit, ishte në këtë klub që kur ishte 14 vjeç”, theksoi Puixh në fjalët e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"