“Më dhemb shumë”, Martini pas eliminimit nga Kupa: E pafalshme mungesa e përqendrimit në sekondat e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2024 | 16:52

“Më dhemb shumë”, Martini pas eliminimit nga Kupa: E pafalshme mungesa e përqendrimit në sekondat e fundit

Teuta u eliminua nga Kupa e Shqipërisë, pas “ruletës” së penalltive nga Tirana në “Elbasan Arena”. Trajneri i durrsakëve, Edi Martini shprehu keqardhje për golin që skuadra e tij pësoi në fund dhe se duhet të mbledhin forca për takimin me Dinamon në kampionat.

bandicam 2024-03-06 16-43-06-303

“Më vjen keq për djemtë, sepse luajtën mjaft mirë. pjesën e parë e dominuan komplet lojën. Në pjesën e dytë patëm raste për të shkuar në 0-2. Në 30 sekonda lojë, humbim një top të gjatë, e pafalshme duke pasur gjithë ato qendra. Mungesa e përqendrimit në ato sekonda ishte e pafalshme.

Rastin e fundit më vjen më shumë keq, sepse nuk duhet të ndodhte në mënyrë absolute ajo punë. Lojtarët janë dhe me eksperiencë, jo djem të rinj që mund të gabonin.

Ishin disa ndryshime të detyruara. Lojtarët tanë kërkonin ndërrim, ishin të ngarkuar. Normalisht dhe për Kotobellin ishim në dyshim nëse do ta fusnim nga fillimi apo jo. Por humbja është e gjithë ekipit.

Më dhemb shumë, sepse do të ishim në katërshe. Edhe gjendja e lojtarëve do të ishte më e mirë. gjithsesi ditën e hënë duhet të rikuperojmë forcat, duhet të vazhdojmë përpara sepse kampionati është shumë i gjatë dhe koha nuk pret”, u shpreh Martini për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"