Mbrojtësi i Teutës, i bindur: Me Dinamon marrim fitoren e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2024 | 14:16

Mbrojtësi i Teutës, i bindur: Me Dinamon marrim fitoren e radhës

Elmando Gjini është kthyer menjëherë në protagonist në radhët e Teutës, duke u rreshtuar në qendër të mbrojtjes dhe duke ubërë i pakalueshëm për kundërshtarët.

teuta

Ai ka qenë i tillë edhe nëfitoren 1-2 ndaj Tiranës në kampionat. Një prononcim për “Panorama Sport” mbrojtësi i Teutës, Elmando Gjini, është shprehuqë Teuta, synon fitoren në “Niko Dovana” kundër Dinamos përt’u ngjitur në “Final 4”, teksa aktualisht janë vetëm 6 pikë largvendit të 4-të në klasifikim. Teuta nuk ka shumë kohë në dispozicion dhe në këtë mënyrë do të ketë më pak ditë për t’ustërvitur për sfidën e radhës. “Djemtë e Detit” do të zbresinnë fushën e lojës në mesjavë. Teuta vjen pas fitores në javën e 29-të, kundër Tiranës.

Tri pikë të rëndësishme kundër Tiranës…

Për ne ishte e rëndësishme tëmerrnim tri pikët, por për neështë shumë e rëndësishmeedhe si po luajmë si skuadër. Kështu që jam i kënaqur meparaqitjen në përgjithësi, pavarësisht se gjatë 90-të minutavekishim disa momente kushfaqëm disa defekte të veçanta, por është e rëndësishme qëdominuam kundërshtarin.

Vetëm 72 orë kohë dhe luani përballë Dinamos. Çfarë prisni?

Dinamo është skuadër cilësore dhe këtë sezon tabelatregon se asnjë kundërshtar nuk guxon ta nënçmosh. Mirëpo mendoj se më së shumti pyetemi ne dhe nëse ne dotë jemi në nivel. Mendoj se çdo skuadër mund ta mundim,nëse jemi në nivel siç thashë. Të mërkurën bashkë me publikun që do të na ndjekë, mendoj se nuk duhet të vihet nëpyetje asgjë tjetër veç fitores.

Si e parashikoni këtë takim? Në këtë situatë a do t’ju kënaqte edhe një pikë me Dinamon, apo nuk vlen?

Siç e përmenda më lart, Teuta është e ndërtuar për të fituar në çdo ndeshje në krahasim me ekipet e tjera. Teuta nuk është ekënaqur me barazimin. Do të kërkojmë maksimumin në këtëtakim. E kemi studiuar Dinamon. Ja dimë pikat e forta dhe pikate dobëta do jetë një përballje interesante.

Jemi në sprintin final me 8 “finale”…

Kemi katër fitore në katër ndeshjet e fundit në këtë fazë tësezonit. Mirëpo tani nuk ka kohë të mendojmë për ato që kanëkaluar, duhet të shohim para dhe siç e thatë kemi 8 “finale”, porpatjetër duhet të shohim nga ndeshja në ndeshje. Tashmë të mërkurën na pret ndeshje e vështirë me Dinamon ku patjetër dotë kërkojmë të marrim tri pikët.

A është ky ekip i denjë për “Final 4”?

Unë besoj fuqishëm, së pari te bashkëlojtarët e mi dhe në gjithëekipin. Besoj se mund t’ia dalim dhe se gjithçka varet nga ne.Normal, jemi 6 pikë mbrapa vendin të 4-rt, mirëpo kjo nuk ështëasgjë. Siç e thashë kemi 8 ndeshje dhe nëse do të jemi maksimalisht të angazhuar, nëse punojmë me veten më shumë mendojse kemi shanse të mira. Akoma është herët të bisedohet konkretisht për vendin e 4-rt, pasi mendoj se më e mençur është tëshkojmë nga ndeshja në ndeshje. Dhe vetëm ashtu mund tëbëjmë sukses të madh.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"