Mavraj në formacionin e javës në Bundesligë, shqiptari perfekt gjatë 90 minutave ndaj Frajburgut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2017 | 17:57

Mavraj në formacionin e javës në Bundesligë, shqiptari perfekt gjatë 90 minutave ndaj Frajburgut

Mërgim Mavraj është zgjedhur pjesë e formacionit më të mirë të javës së 14-të, në Bundesligën gjermane. Ndeshja e së premtes, ndaj Frajburgut të Abrashit, ishte nga më të mirat për mbrojtësin shqiptar, dhe ai është vlerësuar për mbylljen e hapësirave për kundërshtarët, teksa skuadra e tij mori edhe një pikë nga kjo transfertë, pas mbylljes së ndeshjes me rrjeta të paprekura.

mavraj

Në formacionin me skemën 3-4-3, bëjnë pjesë edhe lojtarë të njohur që aktivizohen në Gjermani, si Artura Vidal në mesfushë, e Kingsli Koman në sulm, që të dy pjesë e Bajernit të Mynihut.

bundsliga formacioni i javes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"