Edi Martini, “porosi” të veçanta lojtarëve të Teutës para sfidës me kurbinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2024 | 10:07

Edi Martini, “porosi” të veçanta lojtarëve të Teutës para sfidës me kurbinasit

Pas humbjes kundër Dinamos, Teuta është fokusuar te sfida me Laçin, që luhet sot në “Niko Dovana”, në orën 18:00. Është ndeshje shumë e rëndësishme për të dy ekipet, me “Djemtë e detit” që kërkojnë të shkëputen nga një rival direkt.

martini

Trajneri Martini e ka skuadrën të plotë për këtë sfidë, ku e vetmja alternativë është fitorja. Ai do të hedhë në fushë më të mirët dhe ndonjë ndryshim mund të kenë sulmi dhe mesfusha, ndërsa mbrojta duket “e blinduar”. Daja dhe Lloci mendohen si mesfushorë qendre, kurse Arifi fantazist. Përgatitjet kanë vazhduar në aneksin e stadiumit “Niko Dovana”, ku dyshja Martini-Hodo është përpjekur të eliminonte ato dobësi që janë shfaqur në ndeshjen e fundit.

Trajneri Martini u ka kërkuar të tijve përqendrim dhe përpikëri në zbatimin e detyrave taktike. Shkodrani është fokusuar te vendosja e lojtarëve në fushë ndaj Laçit. Trajneri ka folur shumë me lojtarët, duke dhënë udhëzime specifike gati për gjysmën e ekipit. Është e qartë që Teutës nuk i falet një tjetër gabim, kështu që stafi teknik po vlerëson çdo detaj. Durrsakët janë ushtruar edhe me goditjet nga larg drejt portave të vogla, kurse Kotobelli dhe Beqja ishin ekzekutuesit e goditjeve standarde, duke dhënë krose për sulmuesit.

teu

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"