Maqedonia e Veriut/ Skuadrat shqiptare mbyllin vitin me fitore, Struga e Shpëtim Duros shpallet kampion dimri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2023 | 20:00

Maqedonia e Veriut/ Skuadrat shqiptare mbyllin vitin me fitore, Struga e Shpëtim Duros shpallet kampion dimri

Struga Trim Lum e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro duket në rrugën e duhur për të mbrojtur kurorën e kampionit. Në Maqedoninë e Verit sot është mbyllur pjesa e parë e sezonit futbollistik dhe Struga është shpallur kampione e dimrit.

Struga-esenski-sampion-696x355

Java e 18-të i ka gëzuar të gjitha skuadrat shqiptare, të cilat e kanë mbyllur me fitore vitin 2023. Kampionia në fuqi, Struga e mposhti Bregalnicën në shtëpi 2:1, ku goli i fitores për skuadrën e Duros u shënua në minutën e dytë shtesë të takimit.

Shkupi mposhti Brera Strumicën në udhëtim 1:0. Në shtëpi fitoi edhe Shkëndija e Tetovës që mposhti Sileksin me rezultat 3:1. Voska Sport e Ohrit e mposhti në shtëpi Rabotniçkin me rezultatin 3:2.  Dje Gostivari fitoi në shifrat 1-0 ndaj Makedonia GP. Struga e mbylli pjesën e  parë të sezonit në vend të parë me 39 pikë. Vendin e dytë e mban  Shkupi me 38 pikë, derisa Shkëndija renditet e treta me 35 pikë.

REZULTATET E JAVËS SË 18-të

BRERA STRUMICA – SHKUPI 0:1

Trapanovski 47’

SHKËNDIJA  TETOVË – SILEKS 3:1

Aganspahiç 8’, 61’, Totre 90’ / Gjorgjievski  18’ (11-m)

STRUGA TL – BREGALNICA 1:1

Kompaore 12’, 90+2’ / Velkoski 72’

VARDAR – TIKVESH 2:0

Glisiç  23’  Velkovski 83’

VOSKA SPORT – RABOTNIÇKI 3:2

Yahi 40’,  Marusiç 47’, Olantbosun 87’/Gando 54’, Todorovski 85’

DJE

GOSTIVAR – MAKEDONIA GP 1:0

MAQED

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"