Manaj ia dedikon golin familjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2015 | 21:03

Manaj ia dedikon golin familjes

Rei Manaj

 

Rei Manaj realizoi golin e avantazhit për kuqezinjtë në miqësoren me Kosovën dhe të parin në debutimin e tij me Kombëtaren e madhe.

Sulmuesi i Interit ja dedikoi golin familjes së tij dhe në veçanti së motrës.

“Këtë gol ja dedikoj së pari njerëzve që nuk jetojnë më, që sigurisht më kanë ndihmuar nga qiellim, e së dyti familjes sime, mamsë, babait dhe motrës sime, Alvi Manaj. Goli i parë me Kombëtaren, ndeshja e parë dhe gol pas 10 sekondave që u futa në fushë”- shkruan 18-vjeçari në “Instagram”, bashkangjitur me videon e golit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"